Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku.
Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit. Medalistja e bronztë në garën e gjithanshme, Stilijana Nikollova, fitoi dy vendet e shtata në finalet e topit dhe rrethit.
Pas kësaj, Stilijana Nikollova u rendit e dyta me birila dhe ari u fitua nga kampionia olimpike Daria Varfolomeev nga Gjermania. Edhe pse e luajti kombinimin e saj me shirit në nivel të lartë, bullgarja mbeti në vendin e katërt.
Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fituan një medalje bronzi për kombinimin e tyre me tre topa dhe dy rrethe. Medalja e artë shkoi për ekipin japonez, dhe argjendi për Kinën.
Bilanci i Kupës së dytë Botërore të Gjimastikës Ritmike të vitit për femrat bullgare është një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi.Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore). Në..
Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i..