Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për vendosjen e shtresave të asfaltit në seksionin e mbyllur prej 413 metrash në drejtim të Rumanisë. Ndërsa kryhen punimet e asfaltit, mjetet motorike do të presin në vend, ndërsa trafiku do të rregullohet nga sinjalistët dhe ekipet e Policisë Kufitare.
Riparimi i madh i objektit vazhdon të kryhet sipas planit. Përfundimi i plotë i tij është planifikuar për verën e vitit 2026.
Më 1 janar 2026 Bullgaria do të marrë për herë të dytë (pas 2018) presidencën e Strategjisë së Danubit. Kjo po ndodh në një kohë të vështirë për Evropën, kohë kur bota po ndryshon me shpejtësi, kur është më e rëndësishme se kurrë të forcohen..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin polak Andrzej Duda në prag të samitit të ardhshëm të Iniciativës “Tre Detet” në Varshavë. Radev theksoi rëndësinë dhe potencialin e bashkëpunimit dypalësh industrial, përfshirë në..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Ditën para mesditës do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..