Fondacioni “Unitetit” ("Edinstvo") - Koçani u dërgoi një letër të hapur institucioneve kryesore bullgare. Në të shprehet mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën humanitare të ofruar nga Bullgaria Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë së zjarrit në një diskotekë në Koçani. Gjithashtu theksohet kontributi në shpëtimin e të lënduarve i punonjësve të rinj mjekësor, qytetarë maqedonas, që kanë studiuar në Bullgari. Sipas fondacionit “Uniteti”, kjo ndihmë është edhe një provë e lidhjeve të forta midis dy popujve, por edhe e nevojës për mbështetje shtesë për dëshirën e të rinjve maqedonas që duan të bëjnë studime në Bullgari.
"Kjo nuk është vetëm në interes të studentëve maqedonas, por edhe të vetë Bullgarisë, e cila nëpërmjet këtyre kuadrove krijon ambasadorë të arsimit dhe kulturës së saj." Prandaj, kryetari i “Uniteti”, Stole Vellkov, i bën thirrje Ministrisë Bullgare të Arsimit që të rrisë kuotat për pranimin e studentëve nga Maqedonia e Veriut në institucionet bullgare të arsimit të lartë, duke u dhënë përparësi specialiteteve të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë, raporton portali tribuna.mk.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..
Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze...