Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në diskutimin "Fuqia në Veprim: Progresi në Bashkëpunimin Transatlantik të Energjisë". Forumi po mbahet në Uashington në kuadër të Samitit të Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Ne mirëpresim theksin strategjik që Shtetet e Bashkuara i japin mbështetjes së aleatëve dhe partnerëve të tyre përmes furnizimeve të besueshme me energji dhe diversifikimit. Bullgaria e sheh këtë qasje si plotësisht në përputhje me përpjekjet tona evropiane për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji", tha Ministri Georgiev në deklaratën e tij. "Gazi i lëngëzuar amerikan luan një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë sonë energjetike", theksoi ai.SHBA-të mbështesin Bullgarinë duke garantuar që tetë avionët gjuajtës janë të përshtatshëm për qëllimin e tyre dhe se ata do të jenë në gjendje të përmbushin misionin e tyre. Këtë e komentoi për “Nova TV” Susan Falatko, drejtuese në detyrë e Ambasadës..
Sipas raportit të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, në fund të vitit 2024 në Bullgari kanë banuar 201 794 shtetas të huaj me mbrojtje të përkohshme. Kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare janë pothuajse përgjysmuar, thuhet në raport. Në vitin 2024,..
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeministrit Rosen Zheljazkov drejtuar Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. Në urimin drejtuar..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla..
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të..
Presidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e..