Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella Bassani, Zheljazkov theksoi se Bullgaria i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në eurozonë dhe është në pritje të përgatitjes së raporteve të jashtëzakonshme të konvergjencës nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane. Kryeministri përshëndeti dialogun dhe bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe dy marrëveshjet për ndihmë teknike dhe mbështetje për arsimin dhe biznesin në Bullgarinë Veriore.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar. Pyetja në të është "A jeni dakord që Bullgaria duhet të miratojë monedhën e vetme..
Të shtunën , temperatura minimale do të jetë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira me ndërprerje të përkohshme të vranësirave në rajonet perëndimore. Do të ketë reshje shiu në pjesët jugore..
Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me pjesëmarrjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova,..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti..
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare..