Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për një referendum mbi euron. Apeli i tij ka të bëjë me propozimin e Presidentit Rumen Radev për një referendum për t'iu përgjigjur pyetjes nëse qytetarët duan që Bullgaria të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane nga fillimi i vitit 2026. Sipas Zheljazkov, qëllimi i vërtetë i iniciativës presidenciale nuk është të mbajë një referendum, por një përpjekje për të bindur institucionet evropiane në lidhje me raportet e ardhshme të konvergjencës në qershor, në mënyrë që Bullgaria të mos bëhet anëtare e eurozonës në vitin 2026. "Ky është ndoshta një nga qëllimet jo vetëm të presidentit, por edhe të një pjese të shoqërisë, e cila i nënshtrohet presionit serioz hibrid, por edhe të biznesit, i cili nuk dëshiron të ndriçohet", theksoi kryeministri. Ai ishte kategorik se një propozim i tillë është në shkelje të Kushtetutës së Bullgarisë dhe ligjit të Bashkimit Evropian. Kryeministri kujtoi se më 11 maj 2005, Kuvendit Popullor ratifikoi Ligjin për Anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE, i cili parashikonte që vendi ynë të ishte pjesë e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar. Nëse do të kishte një referendum, ai duhej të ishte mbajtur para 11 majit 2005, ishte kategorik Zheljazkov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën moton "Dinjitet, jo heshtje", infermierët, mamitë, laborantët, asistentët e mjekëve kërkojnë një..
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar. Pyetja në të është "A jeni dakord që Bullgaria duhet të miratojë monedhën e vetme..
Të shtunën , temperatura minimale do të jetë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira me ndërprerje të përkohshme të vranësirave në rajonet perëndimore. Do të ketë reshje shiu në pjesët jugore..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Si pjesë e fushatës kombëtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës "Thjesht Thuaj Jo", Ministri Krasimir Vëllçev u shpjegoi nxënësve të shkollave..