Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo performon në festivale ndërkombëtare muzikore dhe merr pjesë në shfaqje operistike në skenat muzikore botërore.
Çmimet u dorëzuan në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti gala ishte nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit Popullor, Doc. Natalija Kisellova.
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare u dallua gjithashtu me çmimin "Ansambli i Vitit 2024". Orkestra Simfonike e Radios, e cila, me idenë e dirigjentit kryesor Konstantin Ilievski, ekzekuton vepra të kompozitorëve bullgarë për sezonin e dytë, lexoi një deklaratë proteste kundër financimit të pamjaftueshëm të Radios Kombëtare Bullgare dhe pagave fyese të ulëta në institucion.
Dëgjuesit ia dhanë çmimin "Pedagogia e Muzikës e Vitit 2024" primës së operës Rajna Kabaivanska, dhe një nga studentet e saj të talentuara, sopranoja Aleksandrina Mihajllova, mori çmimin "Muzikantja e Re e Vitit 2024".
Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Desisllava Radeva, ia dorëzoi çmimin "Muzikë në vend të rrugës" mësueses së muzikës me përvojë të gjatë në qytetin Sliven, Radka Kuseva.
Së fundmi, pianisti i talentuar 17-vjeçar Ivajllo Vasilev mori çmimin special në mbështetje të një muzikanti të ri "Ollga Kamburova", fituesi i të cilit përcaktohet nga ekipi "Allegro Vivaçe".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNRMaria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina..
Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si..