E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 20°, në Sofje - rreth 15°.
Para mesditës në gjysmën lindore të malit Stara Pllanina, në Stranxha dhe Sakar, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, ndërsa në orët e mëngjesit mbi 2200 m - borë. Pasdite do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndim-veriperëndim. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi para mesditës do të jetë kryesisht me vranësira dhe do të ketë reshje shiu. Pasdite, reshjet do të ndalen dhe vranësirat do të shpërndahen në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 18°, dhe uji i detit - 13°-16°. Deti do të jetë rreth 1-2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTALiberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të..
Presidenti Rumen Radev do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të refuzimit të Asamblesë Kombëtare për të organizuar një referendum me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane, euron, në vitin..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..