E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 20°, në Sofje - rreth 15°.
Para mesditës në gjysmën lindore të malit Stara Pllanina, në Stranxha dhe Sakar, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, ndërsa në orët e mëngjesit mbi 2200 m - borë. Pasdite do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndim-veriperëndim. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi para mesditës do të jetë kryesisht me vranësira dhe do të ketë reshje shiu. Pasdite, reshjet do të ndalen dhe vranësirat do të shpërndahen në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15° dhe 18°, dhe uji i detit - 13°-16°. Deti do të jetë rreth 1-2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAAnëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..
Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..
Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..