Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikë që bashkon:

Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari

Facebook/ Ambasada e Kosovës në Sofje

Nën tingujt e paharrueshëm dhe interpretimet magjepsëse të veprave nga Beqiri, Alickaj, Verdi, Puccini dhe de Falla, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës realizoi koncertin e saj të parë në Sofje, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Dario Salvi. Koncerti ishte paraparë të drejtohej nga mjeshtri bullgar Najden Todorov, por ai për shkaqe shëndetësore u detyrua të tërhiqej nga programi. 

Orkestra i dhuroi publikut një atmosferë brilante e cila u pasurua më tej me paraqitjen e sopranos së njohur Besa Llugiqi, e cila u shoqërua nga saksofonisti virtuoz Vitaly Vatulya.

Pas këtij koncerti mbresëlënës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje, z. Haxhi Bajraktari, shprehu urimet e tij të përzemërta për artistët pjesëmarrës dhe vlerësoi kontributin e rëndësishëm të drejtuesve të dy Filharmonive, Dardan Selimaj dhe Najden Todorov. Ai theksoi se më anë të bashkëpunimit të tyre u bë e mundur që 25-vjetori i themelimit të Filharmonisë së Kosovës të kremtohej pikërisht në Bullgari – një vend mik, ku marrëdhëniet kulturore po forcojnë gjithnjë e më shumë lidhjet midis dy shteteve.

Ky koncert u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nga Ambasada e Kosovës në Sofje, në bashkëpunim me Filharmoninë e Sofjes. Të pranishëm ishin diplomatë, personalitete të njohura, anëtarë të diasporës dhe publiku bullgar i apasionuar pas muzikës klasike.

Përpiloi dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: Facebook/ Ambasada e Kosovës në Sofje



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Pa asnjë tingull" - DARA është përsëri këtu

Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të..

botuar më 25-08-07 6.05.PD

Muzika në Epokën e Inteligjencës Artificiale në Fokus në Festivalin RADAR Beyond Music në Varna

Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte,..

botuar më 25-08-07 5.15.PD

“Qielli në sy” - një mesazh për dhembshuri e mirësi njerëzore

Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë..

botuar më 25-08-06 6.10.PD