Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Atmosfera do të jetë e paqëndrueshme dhe do të formohen vranësira rreth mesditës. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima në shumë vende. Do të ketë kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë midis 21 dhe 26 gradë, në kryeqytet do të jenë rreth 23 gradë.
Në male, retë do të shpërndahen deri në mesditë, do të bjerë shi në pasdite. Do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metra do të jetë rreth 17°, në 2000 metra - rreth 9°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi, me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të bjerë shi në disa vende të caktuara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 20 deri në 25 gradë. Temperatura e ujit të detit është 11-16 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..