“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do të zgjasë deri më 1 qershor. “Në shekullin e 21-të, kur inteligjenca artificiale guxon të shkruajë letërsi, duke lexuar një libër, ke shumë më tepër njohuri, mund të mendosh, të dallosh të mirën nga e keqja dhe mbetesh përtej kontrollit të atyre që me keqdashje duan të të kontrollojnë”, tha nënpresidentja.
Ministri i Kulturës Marian Baçev vuri në dukje se programet e ministrisë për financimin e autorëve dhe botuesve janë jashtëzakonisht të rëndësishme, në mënyrë që gjithnjë e më shumë tituj të rinj nga të gjitha zhanret të arrijnë në rajonet më të largëta të vendit dhe te bullgarët në mbarë botën. "Në mënyrë që autorët bullgarë, falë përkthyesve të tyre të talentuar, të mund të flasin në të gjitha gjuhët e botës."
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Një ditë pas 24 majit - Ditës së alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare, si dhe të letërsisë sllave, po tregojmë empati për përpjekjet e njerëzve me gjuhë amtare të huaj për t'u përshtatur dhe integruar në shoqërinë tonë. E drejta për..
24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme. Një program i pasur festiv u organizua sot..
Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Letërsisë Sllave, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova theksoi se shkrimi glagolitik,..
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo..
Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga..