Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sinjal karteli u ngrit kundër "Lukoil Neftohim Burgas" dhe "Lukoil Bullgaria"

Foto: cpc.bg

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës u referua për një kartel të mundshëm të “Lukojl” me karburantet nga Deljan Peevski, njoftoi qendra e shtypit e "DPS - Fillimi i Ri". Referenca kërkon një shqyrtim të thelluar të aktiviteteve dhe veprimeve të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe "Lukoil Bullgaria" në tregun e importit, përpunimit dhe shpërndarjes së karburanteve, si dhe marrëdhëniet me pjesëmarrësit e tjerë të tregut, me qellim  caktimin e koordinimit formal ose joformal. Në sinjal theksohet se ekziston një supozim i arsyeshëm se konsumatorët dhe bizneset po dëmtohen nga krijimi i një kufizimi të qëllimshëm të importeve të karburantit nga “Lukoil” vetëm për tregun bullgar, gjë që bëhet me pëlqimin e pjesëmarrësve të tjerë. Kjo çon në çmime përfundimtare më të larta të karburantit krahasuar me çmimet në konkurrencën reale, thuhet gjithashtu në sinjal.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: cpc.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 shtatorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Reshje të lehta të izoluara do të ketë vetëm në male. Do të ketë erë të..

botuar më 25-09-09 7.40.MD

Një delegacion bullgar ishte në Kiev me ftesë të Vollodimir Zelenskit

Me ftesë të presidentit Vollodimir Zelenski, së fundmi një delegacion bullgar, i përbërë nga Sollomon Pasi, Velizar Shallamanov, Ivan Ançev, Maksim Behar, Todor Tagarev dhe Svetllosllav Ivanov, vizitoi Kievin. Të gjithë ata morën pjesë në cilësinë e..

botuar më 25-09-09 6.34.MD

Dëmshpërblimet për papunësi në Bullgari lëvizin mesatarisht nga 1133 leva (579.29 euro) deri në 661 leva (337.96 euro)

Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin – sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë,..

botuar më 25-09-09 3.28.MD