Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për njerëzit që kanë vështirësi në ngrohjen e shtëpive të tyre - nga tarifat sociale dhe mbështetja e synuar deri te investimet në efikasitetin energjetik dhe lehtësimet tatimore.Nga institucioni paralajmërojnë se liberalizimi i tregut të energjisë do të rrisë çmimet dhe bëjnë thirrje për ndërlidhje me tregun evropian të energjisë dhe një rimendim të modelit të përcaktimit të çmimeve.
Rreth 30% e popullsisë së Bullgarisë - 1.8 milionë njerëz - bien në grupin e njerëzve që jetojnë në varfëri energjetike, njoftoi institucioni, i cili miratoi një deklaratë mbi varfërinë energjetike në vendin tonë dhe politikat e nevojshme në lidhje me liberalizimin e ardhshëm. Vendi ynë renditet i pari në Bashkimin Evropian për sa i përket pamundësisë së familjeve për të ngrohur shtëpitë e tyre.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli Ekonomik dhe Social
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..