Tre tenistë bullgarë u kualifikuan për çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Francës për vajza dhe djem, njofton BTA.
Rosica Dençeva mundi Laima Vlladson nga Lituania, e renditura e 16-të, me rezultatin 7:5, 6:4 dhe për një vend në gjysmëfinale do të përballet me kinezen Zhujen Çzhan e renditur e 11-të në skemë, ose Luna Maria Sinali nga Argjentina.
Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev gjithashtu arritën të renditeshin në tetë më të mirët në turneun e djemëve në Paris. Ivanov mundi Xhagër Lijç të Shteteve të Bashkuara, i renditur i pesti, me rezultatin 2:6, 6:3, 6:4, dhe Vasilev mundi rusin Sava Ribkin me rezultatin 6:2, 7:5.
Në çerekfinale, Ivan Ivanov do të luajë kundër italianit Jakopo Vazami, i renditur i dyti në skemë, ndërsa Aleksandër Vasilev do të përballet me amerikanin Xhak Kennedi ose Rjo Tabata nga Japonia. Të dy bullgarët u kualifikuan gjithashtu për çerekfinalet në dyshe.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgtennis.bg, @BulgarianTennisFederation, Federata Bullgare e Tenisit
Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30 çiklistësh do të ngasin për dhjetë ditë përgjatë shtigjeve bregdetare pyjore, fushore, shkëmbore dhe..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe do të vazhdojë deri më 27 prill. Kalistenika është një sport që po gëzon popullaritet në rritje, në..
Gjimnastja më e mirë bullgare Stiljana Nikollova do të mungojë në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike, e cila do të zhvillohet nga 25 deri më 27 prill në Tashkent të Uzbekistanit. Kështu, në garën individuale, Bullgaria do të përfaqësohet nga Eva..
Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë..