Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka veto bullgare për Maqedoninë e Veriut në BE, tha presidenti Rumen Radev

Foto: Presidenca

Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi BGNES.

Radev mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe mikpritësin shqiptar, Bajram Begaj, pas Takimit të krerëve të shteteve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

“Ekziston një Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim që nga viti 2017 dhe dy protokolle shtesë ndaj saj. Ekziston një Kornizë negociuese nga viti 2022, një konsensus evropian nga të gjitha shtetet anëtare dhe nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, prandaj Bullgaria kurrë nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë kushte jashtë kësaj marrëveshjeje, jashtë kornizës së negociatave dhe jashtë dy protokolleve”, tha Radev. "Ajo që duam të shohim është respektimi real i të drejtave të njeriut. Po presim prej tre vitesh të fillojë procesi i anëtarësimit dhe të nisin negociatat me Maqedoninë e Veriut, përfshirë ndryshimet kushtetuese,” theksoi presidenti bullgar.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Presidenca 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Rrugës U.L.I.C.A. në Stara Zagora i kushtohet të rinjve

Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..

botuar më 25-09-13 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-09-12 7.35.MD
Bllagomir Kocev

Gjykata e lë në paraburgim kryetarin e bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev

Gjykata e Qytetit të Sofjes hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, për të ndryshuar masën e tij parandaluese "arrest në paraburgim" dhe e la atë në paraburgim, raportoi BTA. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të..

botuar më 25-09-12 5.19.MD