Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Vera e Varnës” e pret 99-vjetorin e vet në mënyrë ambicioze dhe tërheqëse

Foto: varnasummerfest.org

Festivali i parë muzikor në Bullgari është themeluar në vitin 1926 në Varnë. Pothuajse një shekull më parë, menjëherë pas hapjes zyrtare të Banjave Detare – qendra e parë spa në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë, muzikantë të njohur si Dobri Hristov dhe Panço Vlladigerov, të mbështetur nga atëhershëm shoqëria e Varnës, i vunë fillin festimeve të para muzikore në vend, të cilat sot janë ndër festivalet më të njohura dhe të konsoliduara në Bullgari. Në prag të jubileut njëqindvjeçar, “Vera e Varnës” vazhdon nga 21 qershori deri më 17 shtator dhe fton banorët dhe mysafirët e kryeqytetit tonë detar në një seri ngjarjesh me pjesëmarrjen e instrumentistëve dhe ansambleve prestigjioze evropiane, yjeve në ngritje dhe muzikantëve të famshëm bullgarë.

Hapja – më 21 qershor në orën 20:00 në sallën e Operës Shtetërore–Varna, është me orkestrën e operës, të drejtuar nga Emill Tabakov dhe me një solist mbresëlënës – vallençelistin e ri Viktor Teodosiov, fitues i çmimeve të njohura ndërkombëtare. Sipas traditës, festivali do të fillojë me Rapsodinë e dashur bullgare “Vardar” të Panço Vlladigerovit dhe do të vazhdojë me muzikë nga kompozitori i madh gjerman Richard Strauss. 

Emill Tabakov dhe Viktor Teodosiev

Në vitin 2025, theksi janë ngjarjet kushtuar 200-vjetorit të lindjes së Johan Straussit – biri: Gala operete nën dirigjimin e Vlladimir Kiraxhiev dhe koncerti i duetit pianistik Eduard Kutrovac dhe Katerina Titova. Do të përkujtohen gjithashtu 150-vjetorët e Moris Ravelit dhe Fritz Kreislerit, ndërsa në nder të njëqindvjetorit të lindjes së novatorit të madh italian Luciano Berio do të tingëllojnë aranzhimet e tij të këngëve të “Beatles” për zë femëror.

75-vjetori i lindjes së doajenit ndër violinistët bullgarë – prof. Minço Minçev, do të përkujtohet më 17 shtator me një recital të dyfishtë të kolegut të tij të famshëm – Svetlin Rusev do të luajë në instrumentin “Stradivarius”, i cili për dekada i përkiste prof. Minçev.

Svetlin Rusev

Ndër ansamblet prestigjioze që do të marrin pjesë në “Verën e Varnës” janë Orkestra Kombëtare e Rumanisë, Ansambli skandinav barok (1B1) dhe Filarmonia Rinore e Ukrainës, e cila do të luajë nën drejtimin e Oksana Liniv – një muzikante jashtëzakonisht me ndikim në Evropë, gruaja e parë e ftuar për të hapur Festivalin e Operës në Bajrojth (Gjermani) dhe gruaja e parë – dirigjente kryesore e një teatri operistik në Itali (Bolonja).

Oksana Liniv

Koncertet me muzikë kamertale gëzojnë me pjesëmarrjen e interpretuesve po aq të shquar: Kuarteti Filharmonik “Viena”, i përbërë nga dy koncertmaestra (Rainer Honeck dhe Albena Danailova) dhe dy udhëheqës grupesh nga Filarmonia e Vjenës; ansambli i dashur nga publiku i Varnës “Shostakovich”; pianisti i shquar, i lindur në Varna – Vesko Stambollov, dhe një nga emrat kryesorë në artin bashkëkohor të organos – Roman Perucki.

Vesko Stambollov

Kurse mjeshtërie, në kuadër të Akademisë tradicionale Verore, do të mbajnë prof. Minço Minçev (violinë), Dimitër Burov (violë), Emill Ivanov (këngë operistike) dhe Georgi Vasilev (kitarë). 

Në kuadër të programit Crossover, ku xhazi takon muzikën klasike, projekte autoriale do të prezantojnë Hristo Jocov dhe Teodosij Spasov.

Edicioni i shtatë i Simpoziumit Ndërkombëtar i është kushtuar trashëgimisë muzikore dhe praktikave bashkëkohore në vendet e rajonit të Mesdheut, me pjesëmarrjen e muzikologëve të shquar nga Spanja, Franca, Austria, Italia, Turqia dhe Greqia.

Quinteto Astor Piazzolla

Programi “Intermezzo” – një nismë e përbashkët e Festivalit Ndërkombëtar Teatror dhe atij Muzikor “Vera e Varnës”, prezanton Quintetto Astor Piazzolla nga Argjentina dhe projektin Nina Nikolina Live, në të cilin këngë popullore bullgare interpretohen në mënyrë jo tradicionale, duke bashkuar folklor, etno-xhaz, flamengo dhe improvizime.


Redaktoi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: varnasummerfest.org, oksanalyniv.com, BGNES, BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë

Nxënës bullgarë nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë dhe për dy vite me radhë studiuan historinë e emigracionit bullgar në Amerikë. Ky proces u ndoq dhe u dokumentua në filmin dokumentar "Në gjurmët e bullgarëve amerikanë –..

botuar më 25-05-19 7.30.PD
Muzeu Kombëtar Etnografik

18 maj – Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Çdo vit më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Fillimi është vënë në vitin 1977 nga ICOM (International Council of Museums) – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Ideja fillimisht ishte të tregonte se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm për..

botuar më 25-05-18 8.00.PD

“Nata evropiane e muzeve” është sërish një festë për vizitorët kuriozë

Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..

botuar më 25-05-17 8.00.PD