Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Japonisë. Të dyja vendet po kërkojnë mundësi për të thelluar bashkëpunimin ekonomik në sektorë të tillë si transporti hekurudhor, energjia dhe teknologjia e informacionit. Memorandumi do të hapë një forum dypalësh biznesi, i cili fillon sot, 25 qershor, në Sofje, si pjesë e vizitës zyrtare në Bullgari të Zëvendësministrit Parlamentar të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Akijoshi Kato. Për takimet e biznesit të partnerëve, delegacioni vizitues përfshin përfaqësues të kompanive japoneze në sektorë kyç me interes të ndërsjellë. Ky është një mundësi e shkëlqyer për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bullgare për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta për bashkëpunim të ardhshëm.
Dje, 24 qershor, në një takim në Presidencë, Kreu i Shtetit Rumen Radev siguroi delegacionin japonez se biznesi japonez mund të shpresojë tek mbështetja politike е Bullgarisë për investimet në vendin tonë. Ministria e Energjisë diskutoi projektet për ndërtimin e katër hidrocentraleve të reja me pompë dhe akumulim me kapital privat, si dhe zgjerimin e kapacitetit bërthamor dhe prodhimin e hidrogjenit të gjelbër, në kontekstin e politikës së qeverisë japoneze për investimin e fondeve në projekte energjetike në vendet e Evropës Lindore. Pritet që tre nga katër njësitë e hidrocentralit “Çaira” të rikthehen në funksion në fillim të vitit 2026, duke siguruar mbi 600 megavat energji.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Energjisë, Presidenca
Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani. Reforma duhej të..
Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në..
Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e Sofjes për vitin 2025. Kjo u bë me 41 vota "pro", 4 "kundër" dhe 10 "abstenime". Korniza ekonomike e..