Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor i Universitetit Trak në Stara Zagora (Bullgaria Jugore) po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri. Një ekip prej 22 specialistësh është duke punuar nga 26 deri më 28 qershor 2025 me pacientë në fshatin Ostreni i Madh, Shqipëri.
Fushata po kryhet në bashkëpunim me ekipin e "Qendrës Shëndetësore Ostren - Trebisht" dhe me mbështetjen logjistike të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.
Iniciativa u hap në prani të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivajllo Kirov. Ai falënderoi vullnetarët nga Universiteti Trak, si dhe stafin mjekësor të qendrës shëndetësore për përpjekjet e tyre në organizimin e ekzaminimeve. Ambasadori deklaroi angazhimin e shtetit bullgar për të mbështetur minoritetin kombëtar bullgar në Shqipëri me të gjitha mjetet e mundshme, duke theksuar se të gjithë banorët e rajonit do të përfitojnë nga shërbimet shëndetësore me cilësi të lartë.
Ekzaminimet po mbahen për tre ditë rresht në qendrën shëndetësore lokale. Çdo banor i zonës ka mundësinë të përfitojë falas nga shërbimet e mëposhtme mjekësore:
• Ekzaminim i syve
• Matja e dendësisë së kockave
• Analiza gjaku për glukozë, kolesterol dhe acid urik (POC – testim në pikën e kujdesit shëndetësor)
Aktiviteti kryhet në kuadër të Marrëveshjes midis qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e kujdesit shëndetësor. Ekzaminimet dhe testet e ofruara nuk janë pjesë e paketës standarde shtetërore falas (check-up) në Shqipëri. Të gjitha aktivitetet mjekësore do të kryhen me pajisje të ofruara nga ekipi mjekësor bullgar, duke përmbushur standardet evropiane.
Pjesëmarrja në iniciativë është vullnetare dhe e koordinuar me mjekët vendas të familjes. Nëse nevojitet trajtim i mëtejshëm, ai do të kryhet në konsultim me stafin e qendrës shëndetësore, sipas rekomandimeve të specialistëve bullgarë.
Në vitin 2024, e njëjta fushatë u zbatua me shumë sukses dhe reagim të mirë publik në qytetin e Kukësit, duke ofruar shërbime mjekësore me cilësi të lartë për banorët e fshatrave të largëta malore.
Qëllimi kryesor i iniciativës është pikërisht ky - të sjellë teknologji moderne dhe kujdes shëndetësor cilësor në zonat e largëta ku njerëzit shpesh nuk kanë mjetet financiare për të aksesuar kujdes të specializuar mjekësor në kryeqytet, Tiranë.
Nga arkivi i Radio Bullgarisë mund të mësoni më shumë për bullgarët në Shqipëri, me të cilët u takua një ekip i Radio Bullgarisë në tetor të vitit 2023:
Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Dita e Domates do të zhvillohet në fillim të shtatorit në Kopshtin Botanik të Budapestit, Hungari. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në kryeqytetin hungarez. Qëllimi i aktivitetit, që do të mbahet më..
Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Indi, njoftoi Ministria e Arsimit. Ekipi bullgar u rikthye me tre medalje të arta dhe një të argjendtë, si dhe me një..
“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill . Projekti i Qendrës Kulturore Studentore “Shën Kliment Ohridski 1997” – Sofje, bashkon një festival..
Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Indi, njoftoi Ministria..
“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill ...
Dita e Domates do të zhvillohet në fillim të shtatorit në Kopshtin Botanik të Budapestit, Hungari. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të..