Natën, nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër.
Të shtunën, era do të orientohet nga veriu-verilindja dhe do të jetë e moderuar, duke u forcuar përkohësisht në Bullgarinë Lindore. Në vend do të hyjë ajër edhe më i freskët. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në shumë vende, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe rajonet malore, do të ketë shi me bubullima. Kushtet për breshër do të mbeten. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27° dhe 32°, në rajonet jugore - deri në 34°, për Sofjen - rreth 29°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të rriten dhe në shumë vende do të ketë shi të shoqëruar me bubullima. Do të ketë një erë të moderuar dhe përkohësisht të fortë nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 29°. Temperatura e ujit të detit është 24°-26°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Mbi male do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe në shumë vende do të ketë shira dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga veriperëndimi, e cila do të orientohet nga veriu-verilindja gjatë ditës. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 15°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy..