Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°C. Në Sofje pritet 19°C. Gjatë ditës do të mbetet me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite do të përhapen shtëllunga resh, por mundësia për reshje është e vogël. Do të fryjë erë e lehtë, në gjysmën lindore të vendit deri mesatare, nga juglindja. Temperaturat maksimale do të rriten edhe pak dhe do të jenë midis 37 dhe 42°C. Në kryeqytet – rreth 36°C.
Në male do të jetë me diell dhe ngrohtë. Pasdite do të ketë vranësira, por reshjet priten drejt mbrëmjes, kryesisht në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 31°C, në 2000 metra – rreth 23°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit është 24–26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Të mërkurën, që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore, era do të kthehet nga veriperëndimi, do të forcohet dhe me të do të fillojë të depërtojë ajër i freskët. Nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik, mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të zhvillohet vranësirë e fuqishme me reshje shiu dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të ketë edhe breshër. Temperaturat maksimale do të jenë në interval të gjerë – nga 27–28°C në rajonet veriperëndimore deri në 38–40°C në ato lindore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira më shpesh të konsiderueshme. Në disa vende nga veriperëndimi në juglindje do të bjerë shi, me reshje..
Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të koncesionit – një instrument që Komisioni Evropian e inkurajon. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe..
Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi Metodiev. Ai mori pjesë në një mbledhje të komisionit parlamentar të buxhetit, ku u miratua ratifikimi i..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...