Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën mbi pjesën tjetër të Bullgarisë Veriore dhe në disa rajone në Jug, do të zhvillohet vranësirë me re të dendura dhe reshje të shkurtra shiu me vetëtima dhe bubullima. Do të ketë kushte për breshër. Në rajonet juglindore moti do të jetë kryesisht me diell. Era në pjesën më të madhe të vendit do të jetë mesatare, ndërsa në Rrafshinën e Danubit dhe në perëndim të Ultësirës së Trakisë së Sipërme – përkohësisht e fortë. Do të vazhdojë të depërtojë ajër i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë në intervale të gjera – nga 26°-27° në rajonet perëndimore deri në 38°-39° në juglindje.
Mbi masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohet vranësirë me re të dendura dhe reshje të shkurtra shiu me bubullima. Sasi më të mëdha reshjesh priten në malin Stara Planina, ku do të ketë edhe kushte për breshër. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 29°, ndërsa në 2000 metra – rreth 17°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, e cila në mbrëmje përkohësisht do të forcohet. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 28° dhe 32°. Temperatura e ujit të detit është 25°-26°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 deri në 3 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Shoqëria bullgare është në nivelin mesatar evropian për sa i përket konsumit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Kjo tregohet nga të dhënat nga një anketë përfaqësuese kombëtare e kryer nga agjencia Alpha Research në..
Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para monumentit “Ilindeni”. Bashkia e Razllogut njofton se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e një..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, rreth dhe pas mesditës me vranësira. Kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore, do të ketë shi dhe..
Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para..
Shoqëria bullgare është në nivelin mesatar evropian për sa i përket konsumit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Kjo..