Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 korrikun 2025

Freskia verore vazhdon

Foto: BTA

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në orët e pasdites. Në disa zona të izoluara në rajonet verilindore dhe malore do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten pak dhe do të jenë nga 26 deri në 31°C. Në kryeqytet priten rreth 26°C.

Në male do të vazhdojë të jetë me erë, ndërsa në zonat perëndimore edhe më freskët për mesin e korrikut. Do të mbajë mot kryesisht me diell, me shtim të vranësirave mbi pjesën veriore të malit Stara Pllanina, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara të shkurtra. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 17°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 10°C.

Në bregdet do të jetë me diell, me vranësira të përkohshme në orët e pasdites. Në  pjesën veriore bregdetare mund të ketë reshje të shkurtra në vende të izoluara. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 26°C. Temperatura e ujit të detit do të lëvizet nga 18 deri në 25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të përkohshme lokale. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po festojmë 122 vjet nga Kryengritja e Ilindenit

Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para monumentit “Ilindeni”. Bashkia e Razllogut njofton se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e një..

botuar më 25-08-02 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, rreth dhe pas mesditës me vranësira. Kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore, do të ketë shi dhe..

botuar më 25-08-01 7.35.MD

Qindra të krishterë ortodoksë u nisën për pelegrinazh për në Manastirin e Rillës

Patriarku bullgar Daniil kremtoi një Liturgji Hyjnore festive dhe bekim të ujit për festën e Origjinës (Ekspozimit) së Kryqit të Shenjtë të Zotit, në kishën e kryeqytetit "Shën Sofja".  Pas shërbesës, së bashku me Presidentin Rumen Radev, të dy ia..

botuar më 25-08-01 4.39.MD