Sot u nënshkrua një memorandum për të përmirësuar ndërveprimin midis industrisë bullgare të mbrojtjes dhe pushtetit ekzekutiv. Dokumenti negocion një lloj të ri partneriteti duke përmirësuar komunikimin dhe duke shkurtuar distancën midis tyre. Qëllimi, sipas Ministrit të Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, është një përgjigje adekuate në nivel kombëtar ndaj kërkesave moderne për modernizimin e industrisë së mbrojtjes.
Përfaqësuesi i Shoqatës Bullgare të Industrisë së Mbrojtjes, Petër Georgiev, vuri në dukje se sektori vlerësohet më shumë jashtë vendit sesa në vendin tonë. Ai i bëri thirrje udhëheqjes shtetërore të hartojë strategjitë e tyre së bashku me ta, dhe gjithashtu që sundimtarët tanë të preferojnë kompanitë bullgare të mbrojtjes, në vend të atyre të huaja. Në vitin 2023, prodhimi i 16 kompanive private në sektorin e mbrojtjes vlen pak më shumë se 4.2 miliardë leva (2.1 miliardë euro), raportoi gazetari Dobromir Videv.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të arrestuar të Varnës, Bllagomir Kocev. Demonstrata u organizua ngabashkësia civile “Drejtësi për të Gjithë”..
Bashkia e Banskos na premton tre mbrëmje të paharrueshme për fansat e muzikës rok. Nga 17 deri më 19 korrik, disa nga grupet më të dashura të rokut në vendin tonë do të ngjiten në skenën e resortit në malin Pirin - "Ahat" , “No more many more”..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik dhe në shumë zona të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu, stuhi me bubullima dhe breshër...
Hyrja në eurozonë nuk përbën rrezik për Bullgarinë. Pranimi i euros mund të jetë vetëm një përshpejtues i fuqishëm për rritjen ekonomike të vendit – këtë..
Kamerat e sistemit TOL janë tashmë të sinkronizuara me sistemin e Ministrisë së Brendshme. Kështu, drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në korsitë..
Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti Rumen Radev nderoi kujtimin e oficerëve dhe ushtarëve bullgarë të rënë në fazën përfundimtare të..