Gjatë operacionit "Orient Expres", oficerët doganorë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” sekuestruan 205.9 kilogramë kokainë — sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në kufijtë tokësorë të Bullgarisë, njofton qendra e shtypit e Agjencisë Doganore.
Tre persona janë ndaluar për trafik të paligjshëm: një shtetas bullgar, një diplomat nga Republika Demokratike e Kongos me rezidencë në Bruksel dhe një shtetase belge.
Më 18 korrik, ditën e aksionit, më shumë se 10 000 makina kaluan përmes pikës kufitare. Lëvizja e tyre ishte nën kontroll të rreptë nga kufiri me Serbinë deri në kufirin me Turqinë.
Automjeti i ndaluar kishte targa diplomatike dhe drejtohej nga shtetasi bullgar. Me të udhëtonin diplomati kongolez dhe një grua me nënshtetësi belge. Ata ishin nisur nga Belgjika me destinacion Turqinë.
Gjatë inspektimit, një qen doganor u ndal tek pesë valixhe, ku u zbuluan 179 pako kokaine të fshehura. Vlera e drogës arrin në 18 milionë euro.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Agjencia "Doganat"
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Konkursi do të mbahet në nëntor në Filipine. Përveç bukurisë femërore, ai..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7% krahasuar me vitin 2025. Me rritjen e saj, do të rriten edhe përfitimet sociale dhe mbështetja..
Nga sot, 6 shtator, deri më 12 shtator, NATO-ja do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse për menaxhimin e emergjencave në vendin tonë – BULGARIA 2025, njoftoi Ministria e Brendshme. Pritësi do të jetë Qendra për Trajnim..
Nga sot, 6 shtator, deri më 12 shtator, NATO-ja do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse për menaxhimin e emergjencave në vendin..
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, do të mbërrijë sot, 7 shtor, në Bullgari për një vizitë dy-ditore, bëri të ditur NATO në..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7%..