Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Misteret Trake” na rikthen në botën mistike të fiseve të lashta

Foto: Festivali “Misteret Trake”

Për të pestin vit me radhë, Akademia Orfika ndërton një hapësirë interaktive, në të cilën çdo spektator mund të prekë kulturën dhe artin e Trakisë së lashtë. Festivali “Misteret Trake” edhe këtë verë na çon në vende emblematike nga historia në tokat tona.

Pllamen Ivanov

“Ringjallje” – kjo fjalë, e përdorur nga drejtori i festivalit Pllamen Ivanov, përmbledh kuptimin e artit, i cili në gjuhën e vet i rikrijon ngjarjet dhe jep jetë të re mes rrënojave, të vetmet dëshmi të kohës.

“Duam të prezantojmë rrënjën e thellë të kësaj trashëgimie unik në mënyrë të gjallë dhe sa më të bukur para bashkëkohësve tanë – thotë ai për Radio Bullgarinë. – Çdo i pranishëm bëhet dëshmitar i gjërave që nuk mund të përshkruhen me fjalë. Në sfondin natyror të rrënojave ndodhin mistere, të cilat bashkojnë dhe flasin më shumë se fjalët, duke zbuluar çfarë na lidh dhe çfarë na bën bullgarë. "



"Kemi përgatitur një program të pasur. "



Më 26 korrik, në sheshin me kolonadën e portikut qendror në qytetin e lashtë Herakleja Sintika, do të zhvillohet ngjarja e dytë nga programi i festivalit – shfaqja interaktive “Misteri Sintik”.

“Në këtë përjetim, nën tingujt e muzikës origjinale, dramaturgji, koreografi dhe kostume, priftëreshat e mbretëreshës qiellore dhe statuja e saj do të udhëheqin një procesion, që do të na fusë të gjithëve në misterin e sintëve – rrëfen Pllamen Ivanov. – Këtë rikonstruksion të riteve të lashta mbi sfondin e këngëve në gjuhën e lashtë trake e realizojmë me mbështetjen e Muzeut Historik në Petriç.”



Drejtori i festivalit hap gjithashtu derën për një surprizë që spektatorët do të mund ta përjetojnë më 9 gusht nën qiellin e mbrëmjes në fshatin Starosell pranë Plovdivit, toka e të cilit dikur u ofronte strehim fiseve trake dhe sot ruan mbetjet e monumenteve, varreve dhe tempujve të tyre.

Ngjarja e radhës do t’i çojë ata në shpellën Magura pranë Bellogradçikut.



“Më 16 gusht do të prezantojmë shfaqjen simbolike interaktive “Ringjallja e Euridikës” – vazhdon Pllamen Ivanov. – Ajo luhet për të tretin vit dhe ne duam ta thellojmë dhe ta zgjerojmë, që publiku të mund të zhytet në këtë trashëgimi të lashtë dhe forcën e dashurisë. Sipas epopesë trake – ndryshe nga ajo greke – Orfeu është ai që ringjall Euridikën.”



Në varrin antik me kupolë “Kodrina e zbrazët” në Pomorie, më 30 gusht, shfaqja interaktive e radhës – “Misteri Kabirian”, do t’i njohë të ftuarit me procesionin e oborrit të Dionit të Madh dhe reliktet e tij. 



“Finalja e festivalit tradicionalisht do të jetë në Plovdiv – në stadiumin antik romak, në qendrën e qytetit – shton ai. – Më 11 tetor e hapim me ekspozitën “Misteret Trake” nga Diljana Angellova, pikturat e së cilës dallohen për simbolikë të pasur. Më pas vijon një leksion (me temë “Kultura, gjuha dhe civilizimi i lashtë trak dhe zbatimi i trashëgimisë kulturore të trakasve në ditët tona”) nga studiues të Institutit të Shkencës Transcendentale, si dhe punëtori trake. 



A na afrojnë të gjitha këto ngjarje me faktet objektive apo më tepër janë një pëshpëritje, një lloj thirrjeje për të hapur enciklopeditë dhe për të kërkuar informacion për personazhet historike, ngjarjet dhe kohën?



“Ne punojmë me mjetet e artit – përgjigjet Pllamen Ivanov. – Bashkojmë atë që është e njohur nga muzetë, nga historia e shenjtë dhe nga epika trake – një mozaik i shpërndarë që përpiqemi ta bashkojmë, duke e paraqitur si një hapësirë të gjallë. Ne besojmë në interpretimet, sepse ato janë fryt i studimeve tona të thelluara. E dini se gjithmonë ka një betejë për të kaluarën tonë, por ajo që tregojmë përmes artit heq kundërshtitë, sepse përjetimi i përgjigjet shumë pyetjeve.”


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Diana Cankova, Akademia Orfika, Festivali “Misteret Trake”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filma nga 19 shtete do të shfaqen në festivalin e filmit të shkurtër në Varnë

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen..

botuar më 25-08-05 5.10.PD

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën,..

botuar më 25-08-03 9.00.PD

Një verë, një gjuhë, shumë përvoja

Me përfundimin e javës së fundit të Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, e cila u zhvillua nga 19 deri më 25 korrik 2025, u mbyll edhe një kapitull i rëndësishëm i këtij programi të veçantë, i cili përbën një përvojë të paharrueshme për të..

botuar më 25-07-29 8.30.PD