Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°, në Sofje - 15°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, moti do të jetë me vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, kryesisht në male përkohësisht intensive dhe me stuhi. Kushtet për breshër mbeten. Era në rajonet perëndimore të vendit do të jetë e dobët nga veriu-veriperëndimi, në fushën e Danubit do të jetë mesatare dhe përkohësisht e fortë. Pas drekës në rajonet lindore era gjithashtu do të shtohet. Temperaturat maksimale do të jenë midis 25 dhe 27°, në fushat e larta në Bullgarinë Jugperëndimore – deri në 34-35°, për kryeqytetin do të jetë rreth 27°.
Do të jetë kryesisht me diell në bregdetin e Detit të Zi. Do të ketë një erë të dobët, pas drekës - mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 29 dhe 31°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë me tendencë rritjeje.
Në male do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me stuhi kryesisht në masivet në Bullgarinë Perëndimore. Në disavende të caktuara, fenomenet do të jenë intensive dhe me kushte për breshër. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 15°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë...
Më shumë se 45 000 hektarë pyje në malin Pirin janë shkatërruar nga zjarret që nga 25 korriku. Ende ka shpërthime lokale në terren, tha për BTA drejtori i Pylltarisë Shtetërore në Strumjani, Ivan Rizov. Deri më tani, të dhënat mbi..
Parlamenti bullgar, duke theksuar rëndësinë kyçe të politikës së kohezionit të BE-së për zhvillimin ekonomik të rajoneve në Bullgari, këmbëngul që rajoni i Detit të Zi të trajtohet në mënyrë të barabartë me rajonet në BE që kufizohen drejtpërdrejt me..
Më shumë se 45 000 hektarë pyje në malin Pirin janë shkatërruar nga zjarret që nga 25 korriku. Ende ka shpërthime lokale në terren, tha për..
Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të..
Parlamenti bullgar, duke theksuar rëndësinë kyçe të politikës së kohezionit të BE-së për zhvillimin ekonomik të rajoneve në Bullgari, këmbëngul që rajoni..