Në lagjen Schaerbeek të Brukselit, në një nga rrugët më të frekuentuara, hasëm një dyqan vetëm me produkte bullgare – lutenica, kos, djathë, sallame , bozë, banica tradicionale bullgare dhe shumë të tjera. Pronari, Tihomir Hristov, thotë se ky është një biznes familjar. Ata filluan të tregtonin produkte ushqimore bullgare në vitin 2007, kur Bullgaria u bë pjesë e familjes së madhe evropiane. Në fillim, kishin vetëm një dyqan, por me kalimin e viteve biznesi u rrit dhe tani ka disa dyqane - në Bruksel, në Antverp dhe një dyqan online. Ai thotë se klientët e tyre janë të të gjitha kombësive, dhe produkti më i kërkuar është kosi bullgar:
"Tregtia ka një natyrë ciklike - çdo stinë ka produktet e veta të kërkuara. Por padyshim midis produkteve që kërkohen gjatë gjithë vitit dhe ngjallin interes është kosi bullgar.
Mësoni më shumë për kosin e famshëm bullgar në postimet e lidhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Ka shumë të huaj që vijnë, e blejnë, kthehen dhe janë gjithmonë të kënaqur. Gjatë muajve maj dhe qershor, më të kërkuarat janë domatet rozë bullgare... Rreth 80 për qind e klientëve janë bullgarë. Vijnë edhe shumë rumunë. Vitet e fundit, shumë njerëz nga Ukraina kanë ardhur në Belgjikë për shkak të luftës. Meqenëse jemi popuj të afërt dhe kemi ngjashmëri në shije, shumë ukrainas vizitojnë dyqanin tonë. Numri i klientëve të huaj në dyqanet tona po rritet dita-ditës", thotë Tihomir Hristov.
Bashkatdhetari na tregon se për të është me rëndësi të madhe cilësia dhe freskia e produkteve që ofron në dyqane, dhe për këtë arsye importon mallra nga Bullgaria çdo javë.
"Importojmë mallra nga Bullgaria çdo javë me kamionë. Njëqind për qind e stafit janë bullgarë. Jemi shumë të kënaqur. Nuk kemi probleme. Vajza, djem - të gjithë punojnë me buzëqeshje. Ata vijnë në punë me dëshirë. Ndonjëherë ka debate, por këto janë gjëra të vogla që mbeten në sfond. Ne të gjithë shkojmë mirë, ndihmojmë njëri-tjetrin, jemi bashkë."
Biseda kthehet në temën e klimës së biznesit, dhe Tihomir Hristov bën një krahasim midis Bullgarisë dhe Belgjikës. Sipas tij, ku janë më të mira kushtet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm?
"Ekziston një shprehje që "nuk ka punë të lehtë". Belgjika ka të mirat dhe të këqijat e saj. Njësoj është edhe në Bullgari. Në një - dy vitet e fundit, sipas vëzhgimeve të mia, distanca në aspektin financiar midis mënyrës së jetesës në Bullgari dhe Belgjikë, po fillon të shkurtohet. Nuk e di nëse filloi të përkeqësohej në Belgjikë dhe të përmirësohej në Bullgari, por duket se kjo distancë e madhe po fillon të shkurtohet. Mendimi im është se kur një person punon, e di çfarë po bën, investon në vetvete, edukohet, studion, ky person, pavarësisht se ku është - qoftë në Belgjikë apo në Bullgari - do të jetë mirë në jetë.”
Tihomir Hristov thotë se puna në dyqane i merr pothuajse të gjithë kohën. Ai komunikon kryesisht me bullgarët çdo ditë, por pranon se pavarësisht kësaj, ndien nostalgji për atdheun dhe tokën e tij të lindjes.
"Bullgaria mbetet në vendin e parë në zemrën time dhe sa herë që më jepet mundësia kthehem në shtëpi te prindërit dhe familja ime... Në Belgjikë ka familje të tëra nga disa rajone të Bullgarisë - gjyshër, halla, kushërinj. E gjithë familja është këtu në Belgjikë. Ndoshta këta njerëz nuk kanë nostalgji. Në rastin tim është ndryshe. Të afërmit e mi, miqtë - janë të gjithë në Bullgari dhe ndihem i trishtuar, por nuk mund të them se është kaq e vështirë. Jetojmë në shekullin e 21-të. Ka aeroplanë, 3-4 fluturime në ditë. Çmimet e biletave nuk janë shumë të larta. Vendos, shkon brenda një, dy, tre ditësh dhe kthehesh. Për momentin, unë dhe gruaja ime jemi këtu. Kemi një fëmijë. Jemi të lumtur. Jetojmë mrekullisht. Nuk kemi plane afatgjata. Punojmë, jetojmë, shkojmë me pushime, kthehemi dhe punojmë përsëri. Në këtë fazë, jemi këtu. Nuk mund të them se ku do të jemi në të ardhmen - koha do ta tregojë. Sigurisht, dëshira ime është të kthehem në Bullgari një ditë, por për momentin, nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo..." - përfundon Tihomir Hristov.
Lexoni më tepër për bullgarët dhe praninë e Bullgarisë në Belgjikë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv, facebook.com/MOVISBVBA
Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”...
225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera pensionesh, numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 350 000 persona, ose mbi 17.5 përqind të..
Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të Olimpiadës, e cila u mbajt në Bolivi nga 27 korriku deri më 3 gusht, morën pjesë 330 konkurrentë nga 86..
225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera..
Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të..
Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë..