Më 1 korrik 2025, Opera Shtetërore – Stara Zagora shënoi 100-vjetorin e saj. Në programin e dedikuar për këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari përfshiu dhjetë premiera, shfaqje të Studios për Fëmijë dhe të Rinj për Operë dhe Balet, vepra nga repertori me pjesëmarrjen e yjeve, turne, ekspozita, forume diskutimi, dhe kulmi i festimeve ishte një koncert madhështor në Forumin Antik "Augusta Trajana".
Në ditët e fundit të gushtit, Opera e Stara Zagorës nis një festë të re verore muzikore në fshatin turistik Ognjanovo në Rodopet Jugperëndimore, i njohur për ujërat e tij shëruese, të përdorura që në kohët e lashta nga romakët.
“Ognjanovo Klasik Fest” 2025 do të zhvillohet në një skenë të posaçme, të ngritur në një nga hotelet luksoze, me moton e marrë nga aria e famshme e Toska-s nga opera me të njëjtin emër e Puçinit – "Vissi d’arte, vissi d’amore" ("Jetova për artin, jetova për dashurinë"). Organizatorët premtojnë: “klasikë nën yje, bukuri, frymëzim, emocione të përbashkëta, harmoni për trupin dhe shpirtin”.
Festivali i ri do të ofrojë një mbrëmje gala klasike dhe një program të veçantë për fëmijë, në sfondin e natyrës së mrekullueshme. Më 23 gusht, "atje ku burimet e ngrohta minerale ledhatojnë shqisat dhe ku Rodopet pëshpëritin legjenda", për mysafirët e Ognjanovos do të shfaqet një program festiv me arie, duete, ansamble dhe pjesë instrumentale të njohura nga opera dhe opereta.
Në skenë do të ngjiten solistë të rinj dhe tërheqës të Operës së Stara Zagorës, në krye me Tamara Kalinkina – artiste e merituar e Ukrainës, soliste e Teatrit Kombëtar Akademik të Operetës në Kiev dhe e Operës Kombëtare të Ukrainës, fituese e çmimeve në konkurse prestigjioze ndërkombëtare, me performanca në skena të njohura në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Në koncert do të marrin pjesë gjithashtu Desi Stefanova, Boris Taskov, Momçill Karaivanov, Stojan Bujukliev dhe Ivan Kabamitov, ndërsa Orkestrën e Operës së Stara Zagorës do ta drejtojë dirigjenti Viktor Krumov.
Vëmendje të veçantë meriton instrumentistja e re Maria Borisllavova – studente në Konservatori i Lartë “Musikene” i Vendit të Baskëve në Spanjë, e cila do të ekzekutojë disa pjesë për kitarë klasike.
Mysafirët më të rëndësishëm të festivalit – fëmijët, do të kenë një takim të veçantë me instrumentet goditëse. Kjo shfaqje argëtuese dhe interaktive ka për qëllim t’u prezantojë të vegjëlve instrumente goditëse të njohura dhe jo aq të njohura, si vibrafoni, glockenspiel-i dhe madje… kamxhiku!
Redaktoi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Opera Shtetërore – Stara Zagora, BTA – arkiv
Veprat e shquara të Stajnovit: "Legjendë", "Përrallë", "Ballkan", "Trakia", "Skerco Simfonik" skicojnë karakteristika thelbësore të simfonizmit bullgar nga vitet ’20 deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Por "Vallëzime Trake" ka një vend të..
Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si pjesë e strategjisë së përgjithshme të komunës për zhvillimin e jetës kulturore dhe turizmit,..
Për tre dekada me radhë, Pavell Balev gëzon një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë, Azi dhe Amerikë. Ai është dirigjenti bullgar më i respektuar në Gjermani dhe Austri, Francë dhe Zvicër, Danimarkë dhe Sllovaki, Rusi dhe Kinë, Tajvan dhe Singapor...
Veprat e shquara të Stajnovit: "Legjendë", "Përrallë", "Ballkan", "Trakia", "Skerco Simfonik" skicojnë karakteristika thelbësore të simfonizmit..