Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rrufe shkaktoi zjarr në Parkun Natyror “Manastiri i Rillës”

Foto: Agjencia Ekzekutive e Pylltarisë

Zjarrfikësit, punëtorët e Parkut Natyror “Manastiri i Rillës” dhe vullnetarët u bashkuan në shuarjen e një zjarri që shpërtheu dje pasdite në zonën “Ravna”- në një lartësi prej 1800 m.

Zjarri u shkaktua përsëri nga një rrufe, i ngjashëm me zjarrin që shpërtheu atje rreth një muaj më parë dhe shuarja e tij zgjati me javë të tëra.

Stuhia e zjarrtë është larg Manastirit të Rillës, në kufi me pjesën alpine të malit. Në terren ka 3 ekipe zjarrfikëse - nga shërbimet rajonale në Rilla, Dupnica dhe Kjustendill dhe punonjës të një pylltarie private.

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Foto: Agjencia Ekzekutive e Pylltarisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Natën , moti në vend do të mbetet kryesisht i kthjellët, me vranësira të larta të shpërndara, por pas mesnatës do të fillojnë të formohen vranësira të ulëta, ose mjegull mbi rajonet ekstreme lindore. Do të jetë pothuajse e qetë në pjesën më të madhe..

botuar më 25-09-05 7.25.MD

Një seksion i ri i linjës së sensorëve u hap në kufirin bullgaro-turk

Një seksion i ri i linjës së sensorëve në kufirin bullgaro-turk, i ndërtuar rishtazi, u hap në zonën e fshatit Krajnovo (rajoni i Jambolit). Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Brendshëm Daniell Mitov dhe kreu i Policisë..

botuar më 25-09-05 5.11.MD

Zjarri në Rilla ka përfshirë 500 hektarë bimësi

Zjarri në Parkun Kombëtar të Rillës po zgjerohet dhe sipërfaqja e prekur nga zjarri në zonën e mbrojtur tejkalon 500 hektarë. Lufta kundër flakëve në pjesën e lartë të malit, ku u aktivizuan vatra të reja mbrëmë, vazhdon edhe sot, 5 shtator...

botuar më 25-09-05 10.03.PD