Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vota e pestë e mosbesimit ndaj qeverisë do të jetë për çështjet e “Drejtësisë dhe Rendit të Brendshëm”

Atanas Atanasov
Foto: BTA

Koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, “Aleanca për të Drejta dhe Liri” dhe partia MEÇ do të paraqesin në administratën e parlamentit votën e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Tema e votës do të jetë: “Drejtësia dhe Rendi i Brendshëm”, bëri të ditur nga korridoret e parlamentit lideri i “Demokratëve për Bullgarinë e Fortë”, Atanas Atanasov. “I kemi nënshkrimet, që do të thotë se e kemi vullnetin e deputetëve. Mbetet vetëm që teknikisht t’i mbledhim për disa orë. Më pas, kush do ta mbështesë dhe kush jo – do ta shohim në sallë”, u shpreh deputeti.

Dy grupet e tjera opozitare në parlament – “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie”, të cilat nuk morën pjesë në hartimin e motivimeve, deklaruan se do ta mbështesin votën e mosbesimit.

Katër përpjekjet e mëparshme për rrëzimin e qeverisë ishin të pasuksesshme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Operacion special në zhvillim e sipër kundër krimeve kibernetike dhe shpërndarjes së drogës midis nxënësve

Me rastin e ditës së parë të shkollës - 15 shtator, Prokuroria dhe Ministria e Brendshme po kryejnë një operacion të specializuar në të gjithë vendin për të luftuar shpërndarjen e drogës rreth shkollave, qendrave tregtare, diskotekave dhe vendeve të..

botuar më 25-09-12 2.26.MD

Kryebashkiakët e Sofjes dhe Athinës shkruajnë në mbështetje të homologut të tyre të Stambollit

Me një artikull të botuar në revistën POLITICO, kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, dhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Dukas, i bënë thirrje institucioneve evropiane që të marrin një qëndrim të qartë në mbrojtje të demokracisë në..

botuar më 25-09-12 11.52.PD

GERB-SDS mbeten forca e parë politike

GERB-SDS gëzon mbështetjen e 22.8% të votuesve dhe vazhdon të jetë forca e parë politike, sipas një sondazhi përfaqësues të realizuar nga "Market Links". Në vendin e dytë renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 13.3%, të..

botuar më 25-09-12 10.21.PD