Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest në Korçë, të Shqipërisë Juglindore.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Ivajllo Kirov, me një postim në Facebook, ku shprehu krenarinë e tij për faktin se, për herë të parë në historinë e festivalit, Çmimi i Publikut i jepet një produksioni jo-shqiptar. "Me mbështetjen e afro 64% të votave të publikut, kjo fitore është një dëshmi për fuqinë e kinemasë bullgare për të emocionuar dhe prekur zemrat e publikut përtej kufijve" – shkruan Ivajllo Kirov dhe përgëzon të gjithë ekipin e filmit. “Kjo arritje është një frymëzim dhe një shembull i ndritshëm i dialogut të suksesshëm kulturor mes dy vendeve tona... Për ne ishte një nder të mbështesim pjesëmarrjen e fuqishme bullgare në festivalin e sivjetshëm, ku Bullgaria ishte vend në fokus përmes përzgjedhjes së posaçme të përgatitur nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër IN THE PALACE” – shkruan ambasadori.
“Dita kur ajo do të lindë” është një histori për Martën – një grua e moshuar që humb kontaktin me realitetin për shkak të demencës. Në kujtimet e saj, ajo gjen forcë dhe dashuri që i tejkalojnë sëmundjen dhe i rikujtojnë asaj se, edhe në sprovat më të rënda, dashuria mbetet shpëtimi ynë.
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Faqja në Facebook e Ivajllo Kirov10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili..
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e..