Kopshti Botanik në Ballçik është një vend i preferuar për shëtitje dhe çlodhje
Снимка: Diana Hristakieva
Frone të vjetra prej guri, liqene artificiale me zambakë uji, pemë dhe lule të rralla – dhe e gjithë kjo në afërsi të drejtpërdrejtë me detin. Dhe në se pyesni ku ndodhet ky kënd piktoresk dhe të mrekullueshëm, përgjigja është – Bullgaria. Vetëm disa kilometra në veri të qytetit të madh bregdetar bullgar Varnë, mbi shkëmbinjtë tatëpjeta shtrihet një nga pushimoret më të bukura – Ballçik. Ky qytet bregdetar bullgar ka një histori shumë interesante, ndërsa arkitektura e tij bënë përshtypje jashtëzakonisht të fortë. Ballçik është një nga 100 objektet kombëtare turistike. Ai njihet më tepër me kompleksin arkitekturor të pallatit dhe me kopshtin e tij origjinal botanik. Gjatë okupacionit rumun të Dobruxhës Jugore, vitet 1919-1940, ky pallat ishte rezidenca verore e mbretëreshës rumune Marija. Pas kësaj pallati u bë baza krijuese e Ministrisë Bullgare të Kulturës, ndërsa kopshti iu dha Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” për rritjen e llojeve unike bimësh dhe pemësh. Sivjet Kopshti Botanik Universitar shënon përvjetorin e 55-të. Krijimit dhe ruajtjes së tij iu kushtuan punën e vet shkencëtarë me famë botërore. Me zemër dhe me shpirt ata e shndërruan në një vend unik dhe të mrekullueshëm, i cili sot është emblema e qytetit.
Sipërfaqja e kopshtit është përafërsisht 6.5 hektarë. Numri i përgjithshëm i llojeve të ndryshme bimësh, që rritin në të tejkalon 2500. Ato iu përkasin 85 familjeve bimore dhe 800 varieteteve. Kjo bimësi e larmishme zbulon llojshmëria e madhe e florës. Koleksioni i palmave përshin 33 lloje, disa prej të cilave janë më se 50-vjeçare. Një nga atraksionet më të mëdha është koleksioni i kaktuseve viganë, që rrit në të hapur që nga muaji prill deri në muajin tetor. Ai është i dyti për nga madhësia në mbarë Evropën, pas këtij në Monako. Një pjesë prej larmisë bimore është edhe bimësia ekzotike, e cila përfshin pema e bonboneve, pema e lapsit, metasequoia. Pema e fundit njihet edhe me zbulimin sensacional. Shkencëtarët menduan, se kjo pemë u zhduk nga Toka, prandaj e kanë përshkruar sipas fosileve të ruajtura. 5 vjet pasi u bë kjo gjatë një ekspedite shkencore në Kinë u zbulua një pemë e tillë e gjatë nga akademiku Nikollaj Stojanov. Ndër bimët më të bukura në kopsht janë zambakët e ujit, magnoliet, orkidetë dhe bromelet. Një përshtypje tepër të fortë bënë koleksioni me aranzhim origjinal dhe të mrekullueshëm të bimëve njëvjeçare në hyrjen e kopshtit. Kopshti Universitar Botanik në qytetin Ballçik është qendra shpëtimtare të llojeve të ndryshme bimësh të konfiskuara në kufirin sipas vendimeve të Konferencës së Uashingtonit. Kopshti është anëtar i rregullt i Këshillit Botëror të Kopshteve Botanike dhe është mbajtës i urdhrit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” shkallë të dytë për kontribut në shkencën dhe arsimin. Më shumë hollësi sjell drejtori i Kopshtit Botanik doktor Krasimir Kosev:
“Vitet e fundit bëmë përpjekje të shumta që të përshtatim kopshtin për ata njerëz që kanë mundësi të kufizuara fizike. Kopshti Botanik në qytetin Ballçik është i vetmi në vend, i cili formoi shtigje për njerëzit me të meta fizike. Për më tepër edhe njerëzit e verbër mund të njihen me llojet e ndryshme bimësh nëpërmjet tabelave speciale, me shkrimin Brail. Krahas kësaj në kopsht u krijua një serrë speciale për kaktuset, kështu që ekspozita e tyre mund të shihet gjatë tërë vitit. Prej disa vitesh në kopsht rregullohet një ekspozitë pranverore të luleve me rrënje zhardhokë. Tulipanët janë më se 100 varietete. Ma larminë e tyre dhe me bukurinë e ngjyrave dhe formën e kurorave të çelura që nga muaji mars ata u gëzojnë vizituesve të shumtë.”
“Perandorë pranverorë” kështu në Kopshtin Botanik i quajnë tulipanët, që kënaqin vizituesit deri në mesin e muajit qershor. Ata janë më se 15 000 dhe kopshti shkëlqen nga ngjyrat e tyre të larme. Vend qendror në këtë triumf të tulipanëve zë varieteti “Alladin”. Ky tulipan tërheq me ngjyrën e kuqe të burbuqeve dhe me të bardhën përreth kurorës. Tulipanët me emrin “Papagajtë” para se të çelin gonxhet kujtojnë sqepin e papagallit. Vëmendja e vizituesve tërhiqet nga tulipanët në formën e bozhurit me emrin “Dajton”. Admiruesit e natyrës këtu mund të shikojnë edhe “Mbretëreshën e natës” – një lloji tulipani të zi. Gjatë tërë periudhës, që nga muaji mars deri te qershori lulëzon edhe Tulipani i Urumovit. Ai mban emrin e botanikut bullgar Ivan Urumov. Ky është një endemitë bullgar, i mbrojtur nga Ligji i Larmisë Biologjike dhe është në Librin e Kuq të Republikës së Bullgarisë. Ndër lulet jo standarde, që provokojnë interesin e vizituesve janë edhe tulipanët xhuxhmaxhuxh.
Kopshti Botanik në Ballçik mban lidhje me kopshte botanike të mbarë botës. Shkencëtarët shkëmbejnë lloje të ndryshe farash dhe rrënjash të bimëve të rralla për adaptimin e tyre me kushte të tjera klimatike. Në Kopshtin Universitar Botanik mund të shihen edhe studentë dhe nxënës. Doktori Krasimir Kosev shpjegon:
“Gjatë tërë vitit tek ne vijnë studentë dhe nxënës. Shkencëtarët tanë përpunuan 40 module për punë me nxënësit. Edhe botuam një libër me fotografi të mrekullueshme. Në të prezantojmë dega të ndryshme të botanikës. Krahas kësaj tregojmë edhe shfrytëzimin e llojeve të ndryshme bimësh në jetë, në mjekësi, në artë. Qëllimi është të hedhim themelet e një bashkëpunimi frytdhënës midis shkollave të mesme dhe kopshteve botanike. Në këtë mënyrë shpresojmë të forcojmë interesin e nxënësve ndaj faunës. Nëpërmjet studimit modern në mesë të llojeve të ndryshme bimësh mund të formohet dhe të provokohet kujdesi për bilancin ekologjik të natyrës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Diana Hristakieva dhe Krasimir Kosev
По публикацията работи: Diana Hristakieva
Последвайте ни и в
Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!