“Për herë të parë gjatë 20 viteve të fundit në Bullgari aplikohen standardet për ushqimet tradicionale.” – theksoi zëvendësministri i bujqësisë Cvetan Dimitrov (djathtas).
Update Required To play the media you will need to either update your browser to a recent version or update your Flash plugin.
Nga data 16 deri më 18 korrik Sofja ishte mikpritëse e ekspozitës së parë të ushqimeve tradicionale “Terra Madre Ballkani”. Forume të tilla bashkojnë prodhuesit e ushqimeve tradicionale nga Gadishulli i Ballkanit në provë të ruajnë shijet unikale të regjionit. Ndërsa për konsumatorët kjo është një mënyrë ta plotësojnë diturinë në lidhje me ushqimet, të cilat zgjedhin dhe konsumojnë. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë njerëz në botë kuptojnë se shëndeti i njeriut është në varësi të madhe nga konsumimi i ushqimeve të pastra pa konservantë. Ekspozita “Terra Madre Ballkani” ishte organizuar nga filiali bullgar i lëvizjes botërore “Slow food” në bashkëpunim me Ministrinë bullgare të bujqësisë. “Slow food” është një organizatë joqeveritare, e cila mbështet traditat dhe kulturat lokale, të lidhura me bujqësinë dhe ushqimet. Filozofia e organizatës është se çdo njëri duhet të ndiejë kënaqësi nga ngrënia dhe për këtë arsye duhet të punohet për shijen e mirë dhe për kualitetin e ushqimeve. Pikërisht për këtë “Slow food” e mbështet “nëna toka” (terra madre) – organizata e fermerëve të vegjël dhe prodhuesve të ushqimeve të pastra tradicionale. Në kuadrin e ekspozitës në Universitetin e Sofjes u zhvillua konferenca me temë: “Ruajtja e ushqimeve tradicionale në Ballkan dhe aplikimi i normave evropiane për sigurim të ushqimeve”.
A keni provuar djathë në shakull? Vizituesit e ekspozitës në Sofje kishin këtë mundësi në banakun e Bosnja e Hercegovinës. Fermerët nga Rumania u ofruan vizituesve një lloj djathi të verdh, i cili mban emrin “brânza de burduf” dhe piqet në lëvore pishe. Miqtë kishin mundësi ta provojnë edhe djathin e Sharrit, kaçkavall nga Maqedonia, djathë dhe mish nga Serbia, si edhe ullinj dhe verë nga Shqipëria. Në banakun e Bullgarisë gjithashtu kishte produkte të ndryshme – djathë dhie, kaçkavall nga Rodopet, mjaltë gështenjash dhe luleradhiqesh, kos bualli etj. Pamja e të gjithë banakëve ishte e mrekullueshme për shkak të shumëllojshmërisë së shijeve dhe aromave.
Një prej produkteve më kualitet të lartë në ekspozitë ishte vaji i ullirit nga Shqipëria, prodhuar nga Fabrika “Tre miqtë”. Për Radio Bullgarinë përfaqësuesi i kompanisë Vladimir Pasmaçiu tha se Shqipëria shqyhet për sasinë dhe për cilësinë e vajit të ullirit dhe sot ajo disponon një numër mjaftë të madh rajonesh, kurse teknika e prodhimit modernizohet gjithnjë e më shumë. Ai theksoi vlerat të larta ushqyese të ullirit dhe i këshilloi njerëzit ta konsumojnë sa më shumë vaj ulliri sepse është mirë për shëndetin.
Vizituesit e ekspozitës kishin mundësi të provonin edhe disa prej produkteve tradicionale nga Kosova si djathi i Sharrit, mjaltë, ëmbëlsira etj. Më shumë hollësi për ushqimet, që janë tipike për Kosovën tregon Bekim Bytyqi nga Organizata joqeveritare për mbrojtjen e zogjve dhe ambientit “FINCH”. Po të doni ta dëgjoni intervistën me Bekim Bytyqin klikoni AUDIO.
Muajit e fundit Bullgaria bëri hapa vendimtarë në lidhje me cilësinë e ushqimeve në treg. Përsëri do të aplikohet, megjithëse jo detyrimisht, standardi shtetëror bullgar për prodhim të qumështit dhe të produkteve të qumështit, i cili ka ekzistuar para 20 viteve. Standardi përcakton se çfarë duhet të jetë përbërja e djathit, që të mbajë emrin “djathë i bardhë bullgar”. Nëse standardi nuk është plotësuar, prodhuesi nuk do të ketë të drejtën të shkruajë në etiketë “produkt bullgar”. Do të pranohet edhe një standard për produktet e mishit. Nga të gjitha rregullat fitojnë prodhuesit korrektë, të cilët i kanë plotësuar kërkesat e sistemeve për cilësinë e ushqimeve. Këtë e vuri në dukje në hapjen e ekspozitës zëvendësministri i bujqësisë Cvetan Dimitrov dhe shtoi:
“Për herë të parë gjatë 20 viteve të fundit në Bullgari aplikohen standardet për ushqimet tradicionale - theksoi zëvendësministri. Tek ne për herë të parë aplikohen edhe rregulla të reja për shitje direkte të ushqimeve tradicionale. Për ne është nder, se jemi pjesë e familjes evropiane, që e praktikon politikën e re bujqësore, ku shtyllat kryesore duhet të jenë traditat dhe rimëkëmbja e rajoneve fshatare. Sepse ne duhet të jemi përgjegjës për të ardhmen e brezave të ardhshëm.”
“Sa më shumë njerëz në botë janë të qartë, se është me rëndësi të madhe të ushqehen në mënyrë më të shëndetshme”, nënvizoi Paolo di Kroçe – sekretari i përgjithshëm i organizatës “Slow food” dhe shtoi: “Sipas meje sistemi industrial i ngrënies është dënuar gjithkund në botë. Më shumë se 1 miliardë veta në botë vuajnë urie. Nga ana tjetër milionë njerëz në botë kanë probleme shëndetësore, sepse nuk ushqejnë në mënyre të shëndetshme. Në fakt mund të themi, se prodhimi industrial i ushqimeve është një prej shkaqeve për ndryshimet e klimës. Ne po humbim shumëllojshmërinë biologjike, si edhe identitetin kombëtar të ushqimeve. Për këtë fakt ne jemi këtu për të punuar së bashku dhe për të themeluar një mënyrë të re dhe të shëndetshme të ngrënies.”
Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova; Maria Peeva