Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Skautët bullgarë janë pjesë e familjes botërore të skautëve

Skautizmi, që lindi në vitin 1907 në Angli, ka kontribuar për formimin shpirtëror dhe për forcimin fizik të shumë djemve dhe vajzave.
Снимка: BGNES

“Skautizmi është një aventurë, që sjell gëzim çdo ditë. Skautizmi është një dashuri, një zgjuarsi dhe një aftësi për t’i kuptuar botës. Skautizmi është sinqeritet dhe miqësi. Ai është një dëfrim dhe një argëtim, por në të njëjtën kohë përmban në vet vete një seriozitet të thellë. Skautizmi zbulon aftësinë, si nën qiellin e hapur njeriu mund të jetojë dhe të shpëtohet. Ai është një dëshirë t’u ndihmohet të tjerëve.” Ato fjalë më mirë karakterizojnë lëvizjen e skautëve. Çdo vit më 22 shkurt shënohet Dita Botërore e Skautëve. Në fakt skautizmi është një nga lëvizjet më të përhapura të të rinjve në mbarë botën. Në të janë të përfshirë më se 28 milion fëmijë dhe të rinj. Në mbarë rruzullin ka organizata dhe klube të skautëve. Edhe Bullgaria nuk bënë përjashtim. Themelues i organizatës ishte zotëri Robërt Bejdën-Pauell, i cili në vitin 1907 në Angli formoi grupin e parë të skautëve. Ideja u përhap në Bullgari pak më vonë në vitin 1911. Brenda viteve për shkak të ngjarjeve të ndryshme politike skautizmi në Bullgari herë zhvillohej me hov, herë nuk dëgjohej për të. Lëvizja u rimëkëmbë në vitin 1991 me përkrahjen e Organizatës Botërore të Lëvizjes së Skautëve. Kështu skautët bullgarë u rikthyen në këtë vëllazëri të madhe botërore. Më shumë hollësi sjell 95-vjeçari Mirosllav Dimitrov – skauti më i moshuar në Bullgari dhe njeri nga themeluesit e skautizmit tek ne:

“Organizata Kombëtare e Skautëve Bullgarë ka një rol edukues. Një rol të tillë kanë familja dhe shkolla. Mirëpo, shpesh herë ka zbrazëti në edukimin e fëmijëve. Bëhet fjalë për cilësi si ndershmëria, besnikëria, respekti ndaj më të moshuarit dhe prindërit, ndaj historisë dhe traditave, gatishmëria për t’u ndihmuar më të dobëtëve, qëndrim optimist ndaj jetës... Shumë prindër të hutuar në telashet e përditshme, u lënë kujdesin për fëmijët shkollës ose rrugës, televizorit ose internetit. Mungon shembulli i mirë i autoritetit, i moshuarit, i cili të edukojë të gjitha ato virtyte, për të cilat u bë fjalë. Qëllimi i lëvizjes së skautëve është pikërisht ai – të formojmë te fëmijët një sedër të personaliteteve të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme, që janë gati të krijojnë dhe t’u japin ndihmë më të dobëtëve. Nën formën e lojërave, kampeve dhe takimeve te fëmijët formohet një qëndrim krijues prej njeriu, një vendosmëri për përballimin e sfidave jetike. Dhe më kryesorja, përpiqemi që ata të jenë miq të vërtetë, të mos shfrytëzojnë dinakërinë, hipokrizinë, mashtrimet...”

Skautët bullgarë marrin pjesë në të gjitha kampet ndërkombëtare, që organizohen çdo vit. Vitin e kaluar të rinj nga Suedia, Sllovenia, Spanja dhe Bullgaria u mblodhën në vendin tonë, ku u zhvillua kampi i skautëve. Veprimtaria kaloi nën moton “Ruajtja e trashëgimisë kulturore të Luginës së Trëndafilave dhe të pellgut të Detit të Zi”, me përkrahjen financiare të programit “Rinia në Veprim” të BE-së. Gjatë qëndrimit të tyre në Bullgari miqtë vizituan muze dhe monumente të trashëgimisë kulturor historike, u organizuan diskutime kushtuara historisë së vendit. Krahas kësaj çdo shtet kishte ditën e vet, në të cilën prezantoi shtetin e vet me materiale video, me muzikë, valle, këngë, veshje dhe ushqime tradicionale. Edhe sivjet Mirosllav Dimitrovi, është ndër organizatorët e kampit ndërkombëtar të skautëve. Me gjithë moshën e thyer ai edhe më sot ka një shpirt prej të riu dhe u mbetet besnik qëllimeve të lëvizjes.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Diana Hristakieva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна