Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Speleologët bullgarë vazhdojnë ekspeditat e suksesshme në Shqipëri

Pranë Radohimës
Снимка: arkiv personal

“Numri i shpellave të studiuara nga speleologët bullgarë në Shqipëri në bashkëpunim me kolegët e tyre shqiptarë janë pothuaj 300. “Shpella më e thellë e studiuar nga ne është me thellësi 610 metra. Ky është një rekord për speleologjinë bullgare, sepse ajo është studiuar vetëm nga ekipet tona. Shpella e dytë për nga thellësia, në të cilën kanë punuar bullgarët është 505 metra. Po zhvillojmë dhe ekspedita zhytëse në disa shpella shqiptare” – bëri të ditur Aleksej Zhallov – zëvendëskryetari ekzekutiv i Federatës Bullgare të Speleologjisë dhe drejtor i projektit “Studime speleologjike bullgare në Shqipëri”. Sipas fjalëve të tij më të rëndësishme janë zbulimet e bëra në fushën e zoologjisë. Bëhet fjalë për studimin e faunës së shpellave shqiptare. Atje zbuluam disa lloje të reja. Përveç disa brumbujve të rinj gjetëm dhe disa klasa të reja të kafshëve jovertebrore si shumëkëmbësha dhe merimanga.

Theksat e fundit e projektit “Studime speleologjike bullgare në Shqipëri” dhe hollësi rreth tyre ishin prezantuar në një konferencë shtypi. Konferenca ishte organizuar për të shpallur të dhënat e ekspeditës së fundit në Shqipëri, që u zhvillua nga 20 korrik deri më 20 gusht të vitit 2011. Në të njëjtën kohë ishin shpallur dhe qëllimet e ekspeditës tjetër, që fillon më 10 shtator dhe do të vazhdojë deri më 2 tetor të këtij viti.

© Foto: arkiv personal

Pamje nga Maja e Arapit

Ekspedita e parë, që u zhvillua gjatë korrikut dhe gushtit të viti 2011 ishte në shpellën që mban emrin e Majës së Arapit në rajonin e Parkut Kombëtar Theth. Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Në fakt kjo ishte ekspedita e radhës në këtë rajon në shpellën e Majës së Arapit, e cila shkon lartë në masivin shkëmbor. Studimet atje datojnë që nga viti 1992. Më shumë për rezultatet e sivjetshme na tregoi Aleksandër Janev – organizatori i ekspeditës.

© Foto: arkiv personal

Pamje nga Maja e Arapit

“Deri tani kemi arritur denivelim të përbashkët 365 metra, 339 metra prej të cilave janë plus në lartësi dhe në njërin prej korridoreve arritëm minus 26 metra nga hyrja e shpellës. Gjatësia e përbashkët e kësaj shpelle deri tani është 2643m. Tani atje perspektivat nuk janë shumë të mira sepse pothuaj në të gjitha korridoret e shpellës kemi arritur vende shumë të ngushta, në të cilat punohet shumë vështirë dhe për këtë arsye hapësirat e studiuara sivjet janë pak – në lartësi arritëm vetëm 19 metra, duke pasur parasysh se vitin e kaluar studiuam galeri dhe korridore më lartësi të përbashkët 41 metra. Por akoma ka çfarë të zbulohet në këtë shpellë dhe do të vazhdojmë të organizojmë studime atje” – shpjegoi Aleksandër Janev.

© Foto: arkiv personal

Radohima

Ekspedita tjetër, e cila do të fillojë më 10 shtator do të jetë me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe është me emër “Radohima 2011”. Ajo do të zhvillohet në rajonin e Majës Radohima, Shqipëri Veriore. Deri tani atje nuk janë organizuar ekspedita të tilla sepse rajoni është i paarritshëm. Vitin e kaluar gjatë shtatorit u zhvillua një ekspeditë e vogël – vetëm me 5 anëtarë, të cilët studiuan këmbët e majës Radohima me qëllim që të gjejnë shpella në lartësi më të madhe mbi nivelin e detit. Grupi i speleologëve gjeti një rajon të rrafshët nën majën Radohima me sipërfaqe të përbashkët tri mijë metra katrore dhe me pothuaj 20 të çara (që mund të jenë shpella potenciale).

“Filluam t’i kontrollojmë të çarët me hedhjen e gurëve dhe kështu gjetëm një të çarë, në të cilën kur hodhëm gur, tingulli i rrëzimit shuhej me kalimin e kohës – domethënë nuk ka fund – shpjegoi Enço Ençev – organizatori i ekspeditës “Radohima 2011”. Pastaj hymë brenda saj, por kishim në dispozicion litar me gjatësi vetëm 130 metra. Kështu përfunduam ekspeditën, por vendosëm se shpella ka potencial të madh dhe të njëjtin vit organizuam akoma një ekspeditë – në fillim të nëntorit u kthyem në rajon dhe këtë herë ishim 10 veta. Ideja ishte që të studiojmë më hollësisht shpellën. Kishim litar me gjatësi më të madhe – 350 metra. Krijuam hartë të shpellës dhe thellësia, në të cilën kishim mundësi të hyjmë ishte 230 metra. Përsëri duke hedhur gurë kuptuam se shpella vazhdon në thellësi. Vendosëm se duhet të bëjmë një ekspeditë të madhe për studimin e kësaj shpelle. I dhamë emrin Ru (nga emri i vajzës, e cila gjeti shpellën - Rumi). Atëherë me ne kishte dhe një gjeolog, i cili bëri studime gjeologjike dhe sipas tij potenciali i shpellës është 1354 metra në thellësi. Shpresojmë se kjo mund të jetë shpella më e thellë e studiuar dikur nga speleologë bullgarë. Përveç kësaj shpelle kemi ndër mend dhe akoma disa objekte. Qëllimi i ekspeditës, e cila do të zhvillohet gjatë pjesës së dytë të shtatorit 2011është që të studiojmë tërësisht shpellën – nga pikëpamja gjeologjike, biologjike, hidrologjike, por shpresojmë se nuk do ta arrijmë fundin e saj gjatë kësaj ekspedite.”

“Ekspedita do të jetë ndërkombëtare, e organizuar nga ne – bullarët – vazhdoi Enço Ençev. – Do të marrin pjesë njerëz nga Ukraina, Kroacia, Serbia dhe Shqipëria. Grupi bullar do të jetë prej 20 shpeleologëve, nga ana shqiptare do të marrin pjesë Gëzim Uruçi dhe Ahmet Osja. Të gjithë pjesëmarrësit do të jemi 28 veta.”

Speleologët bullgarë nuk kufizohen vetëm në kuadrin e studimeve të tyre të lidhura me shpellat. Gjatë qëndrimeve të tyre të shumta në Shqipëri, përveç me hidrologë, gjeologë, biologë, ata kanë punuar dhe me etnologë. Sipas tyre udhëtimet në Shqipëri duhet të jenë të dobishme për tërë shkencën bullgare. Kjo shihet edhe nga materiali i madh i mbledhur nga etnologët dhe folkloristët bullgarë në rajonin e Gollobordës në kuadrin e ekspeditave të speleologëve. “Na ndihmojnë shumë miqtë tanë nga Qendra Nacionale e Speleo-Alpinëve e Shqipërisë, në krye me profesorin Gëzim Uruçi – shpjegoi Aleksej Zhallov. – Janë mbledhur 200 kënga të bullgarëve që jetojnë në Shqipëri. Tani për tani nuk zhvillojmë studime etnografike, por kjo është e përkohshme dhe po përgatitet libri i radhës etnografik.”

“Gjatë nëntorit ne në Bullgari do të shënojmë në mënyrë të përshtatshme përvjetorin e 20-të të bashkëpunimit speleologjik bullaro – shqiptar në territorin e Shqipërisë me disa ngjarje – vazhdoi Aleksej Zhallov. – Në vend të parë do të zhvillohet një sesion shkencor, në të cilin do të takohen të gjithë shkencëtarët nga fusha të ndryshme, të cilët kanë marrë pjesë në ekspeditat e ndryshme gjatë këtyre viteve. Sesioni do të zhvillohet më 19 nëntor në muzeun “Toka dhe njerëzit”. Më vonë do të organizojmë një ekspozitë fotografike, kushtuar punës sonë në Shqipëri, dhe një mbrëmje, në të cilën do të projektojmë filma të xhiruara nga ne gjatë studimeve të shumta atje. Patjetër do të marrin pjesë edhe kolegë shqiptarë, të cilët tashmë janë ftuar.”

Autor: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна