Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Afro 350 bullgarë kanë eksploruar shpellat shqiptare për 20 vitet e fundit

Автор:
Prof. Gëzim Uruçi dhe Aleksej Zhallov në pusin “Shpella e Frashenit” me një pjesë te ekspeditës së parë speleologjike shqiptaro-bullgare, ne nëntorin e vitit 1991.
Снимка: arkivi personal i prof. Uruçit

Gjatë muajit nëntor shënohen njëzetë vjet nga fillimi i ekspeditave bullgare në shpellat e Shqipërisë. Me rast të përvjetorit në Muzeun e Sofjes “Toka dhe njerëzit” u organizua një seri aktivitetesh.

Në konferencën shkencore studiuesit bullgarë prezantuan arritjet e tyre nga ekspeditat e realizuara. U paraqitën objekte natyrore dhe kafshe interesante që u zbuluan. Pas kësaj publiku i Sofjes u njoh me ekspeditat bullgare edhe nëpërmjet një ekspozite me fotografi.

Mik i posaçëm i përvjetorit në Sofje ishte profesori i shquar Gëzim Uruçi. Para mikrofonit të Radio Bullgarisë ai tregoi për fillimin dhe thellimin e bashkëpunimit me speleologët bullgarë, për rezultatet e ekspeditave dhe për të ardhmet e studimeve speleologjike. Për ta dëgjuar intervistën klikoni AUDIO.

© Foto: arkiv

Pamje nga Maja e Arapit
По публикацията работи: Maria Peeva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна