Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shpallja e Pavarësisë – akti përfundimtar i revolucionit kombëtar nacional-çlirimtar

Автор:
БНР Новини
Mbreti Ferdinand I, kryeministri Aleksandër Malinov, zyrtarë dhe gjeneralë në Shpalljen e Pavarësisë
Снимка: arkiv
Gjithmonë paqësor, Populli Im sot ëndërron për përparimin e tij kulturor dhe ekonomik; në këtë drejtim asgjë nuk mund ta pengojë Bullgarinë, as ta parandalojë prosperitetin e saj. Kjo është dëshira e Popullit Tim, ky është vullneti i tij – të jetë sipas dëshirave të tij... I frymëzuar nga kjo vepër e shenjtë dhe për t’u përgjigjur nevojave shtetërore dhe dëshirës së popullit, me bekimin e Zotit e shpall Bullgarinë e Bashkuar më 6 shtator të vitit 1885 për Mbretërinë e Pavarur dhe bashkë me popullin tim besoj thellë, se ky akt Im do ta gjejë njohjen nga Fuqitë e Mëdha dhe simpatinë e tërë botës. Rroftë Bullgaria e lirë dhe e pavarur! Rroftë Populli Bullgar!” Kjo është një pjesë e manifestit, me të cilin princi Ferdinand I shpalli pavarësinë e Bullgarisë më 22 shtator të vitit 1908 në kishën “Shenjtorë Dyzetë Martirët” në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo, duke marrë titullin mbret i bullgarëve.

Pse politikanët bullgarë kanë pritur 30 vite pasi është firmosur Traktati i Berlinit, i cili e konstituoi Bullgarinë si principatë nën sovranitetin e sulltanit, për të shpallur pavarësinë?
“Shpallja e Pavarësisë është akti përfundimtar i gjithë revolucionit kombëtar nacional-çlirimtar gjatë shek. të XIX-të ose bile në këto territore ku atëherë u vendos shteti bullgar – thotë historiani ynë i shquar, prof. Andrej Pantev. – Për sa i përket periudhës 30-vjeçare – kjo është një procedurë e zakonshme për të gjitha shtetet e Ballkanit. Fuqitë e Mëdha duke qenë të shqetësuara, se popujt ballkanikë nuk mund të vetëqeveriseshin, parashikuan një periudhë të tillë për të gjithë – nga fillimi ata morën gjysmë-pavarësi, një statut autonom dhe pas krizave, luftërave, komplikimeve të ndryshme diplomatike dhe negocimeve, ata morën statutin përfundimtar të shtetit absolutisht të pavarur. Bullgaria nuk bën përjashtim nga ky vendim i Fuqive të Mëdha, të cilat synonin të kishin të drejtë ndërhyrjeje në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit.

Disa faktorë të politikës së jashtme ndikuan në Shpalljen e Pavarësisë së Bullgarisë:
“Aktin e shpalljes e favorizuan rrethana mjaft të papritura, por të dobishme – thotë prof. Pantev. – Ballkani ra në krizë pasi aneksua Bosnjë-Hercegovina ndaj Perandorisë së Habsburgëve (Austro-Hungaria). Ndërkohë të punësuarit në Hekurudhat Lindore u hodhën në grevë. Atëherë Perandoria Osmane në tërësi ishte përhapur nga kriza. Kjo situatë krijoi mundësi që të realizohet nisma diplomatike që ishte menduar më kohë. Deri atëherë Bullgaria kishte bërë mjaft përpjekje lidhur me pavarësinë e plotë, por kreu i shtetit ende ishte sulltani, ndërsa jo mbreti bullgar.”

Regjentët bullgarë bënë një sërë vizitash dhe veprimesh diplomatike për të përgatitur në fakt “shkeljen” e marrëveshjes ndërkombëtare, Traktatit të Berlinit. Diplomatët tanë kanë pasur për qëllim ta bindin Evropën se Bullgaria nuk do të shqetëson paqen, pasi të marrë statutin e shtetit të pavarur.
“Në shkallë të gjerë diplomacia e Evropës ishte e përgatitur për këtë akt – sqaron historiani. – Atëherë Bullgaria bënte atë që do të kishin bërë shtetet e tjera të Ballkanit, por në rrethana të një kërcënimi më të madh. Perandoria Osmane ishte në dijeni se nuk mund të mbizotërojë më këto territore të cila i përkasin vetëm juridikisht.”

Në fund të fundit gjatë pranverës së 1909-ës Fuqitë e Mëdha njohën Mbretërinë e Pavarur Bullgare dhe filloi një etapë e re në zhvillimin e vendit.
“Bullgaria e atëhershme filloi të ndërtonte rrugën e vet drejt çlirimit dhe bashkimit të plotë të tokave bullgare. Që në fillim të shekullit të XX-të ajo luante rol të rëndësishëm në politikën e Ballkanit. Sidomos në Luftën Ballkanike të 1912-ës Bullgaria tregoi vazhdueshmëri në vendimet politike, urtësi dhe përmbajtje të cilat zakonisht nuk janë karakteristike për një shtet të ri.”

Përgatitën në shqip: Maria Peeva dhe Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Peeva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени