Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ju prezantojmë Korin e katedrales së Sofjes “Shën e Diela”

Снимка: sveta-nedelia.org
Një prej simboleve të krishterimit ortodoks në Sofje – katedralja “Shën e Diela”, gjendet në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytet. Ajo mban emrin e martires Shën Kiriakia (e Diela përkthyer bullgarisht).

“Kori i krijua menjëherë pas Çlirimit në vitin 1879 nga Nikollaj Nikollaevi – një figurë e njohur në shoqëri dhe veprimtar i muzikës. Ai erdhi nga Bolgradi i Besarabisë, bashkë me korin e tij të meshkujve me ftesë të Marin Drinovit, i cili në atë kohë ishte ministër i kulturës. Pas mbërritjes së vet Nikollaj Nikollaevi filloi të punojë në katedralen “Shën e Diela”. Ai ishte udhëheqës i korit të meshkujve deri në atentatin në kishë më 16 prill të vitit 1925. Më vonë tempulli u rimëkëmb dhe në vitin 1933 kori vazhdoi punën e vet. Shumë janë dirigjentët e theksuar, të cilët kanë punuar me të – Nikolla Seizov, Ivan Kurtev etj. Nga viti 2000 udhëheqësi i tij është prof. Mirosllav Popsavov. Deri përpara pak kohe ai ishte shef i katedrës për dirigjimin e koreve në Akademinë Muzikore në Sofje.”

Kori përbëhet prej 17 meshkujsh. Përveç se duhet të jenë këngëtarë shumë të mirë, anëtarët e korit duhet të respektojnë fenë e krishterë. Një prej qëllimeve kryesore të korit është pasurimi i repertorit të tij, i cili përfshin vepra të kompozitorëve bullgarë dhe rusë. Ndër ta janë Dobri Hristov, Zdravko Manollov, Dmitrij Bortnjanski etj.

Përveç shërbimeve kishtare dhe koncerteve në Bullgari, kori pranë kishës “Shën e Diela” ka shfaqe dhe jashtë vendit. Më shumë hollësi na solli përsëri Georgi Mikov: “Para dy vitesh ishim në Bejrut të Libanit, në festivalin për muzikë ortodokse, që zhvillohet atje. Do të përmend pjesëmarrjen tonë në Poloni. Atje patëm tri koncerte në kuadrin e festivalit prestigjioz ndërkombëtar Wratislavia cantans në qytetin Vroclav. Kur të kemi shfaqje të tilla, punojmë shumë. Kështu ishte dhe kur incizuan kompakt diskun me rastin e përvjetorit të 130 të themelimit të korit pranë kishës “Shën e Diela”, nën udhëheqjen e Mirosllav Popsavovit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени