Në një periudhë prej 120 vjetësh Akademia Ushtarako-Mjekësore në Sofje ka dërguar mbi 6 mijë mjekë në më se 30 misione në botë. Mijëra ushtarakë kujtojnë profezionalizmin dhe sakrificën e ekipeve mjekësore bullgare.
Për herë të parë në historinë e shëndetësisë bullgare më 1904 u dërgua një brigadë ushtarako-mjekësore në Manxhuri. Gjatë luftës midis Rusisë dhe Japonisë mjekët bullgarë e kanë ndihmuar Kryqin të Kuq Rus. Gjatë viteve të 60-të të shekullit të kaluar ekipet tona kanë marrë pjesë në misione në Mozambik, Nikaragua, Siri dhe në Liban. Mjekët bullgarë kanë shpëtuar disa të plagosur gjatë tërmetit të 1988-ës në Armeni dhe gjatë tërmetit të 1999-ës në Turqi. Këtë vit ata kanë dhënë ndihmë edhe në kampin e refugjatëve në Radushë të Maqedonisë. Më 2010, pas tërmetit në Haiti, Bullgaria ishte njëra nga vendet, e cila përveç ndihmës humanitare, dërgoi edhe një ekip mjekësh. Në
krye të grupit ishte kirurgu kolonel Aleksandër Parashkevov, zv/drejtor i Akademisë Ushtarako-Mjekësore për çështjet e pjesëmarrjes në misione. Këtë që ka parë në Haiti, sipas fjalëve të tij, ka qenë apokalips i vërtetë: dy e treta e kryeqytetit Port o Prens ishte e shkatërruar krejtësisht dhe qindra mijë njerëz ishin të prekur.
“Rreth një muaj e gjysmë kemi qëndruar në Haiti – kujton dr. Parashkevov. – Kemi bërë mbi 1 500 ndërhyrje kirurgjike, kemi punuar nga 10 orë në ditë, sepse pacientët ishin shumë. Spitalet ishin plot e përplot dhe duhej të improvizonin me vendet e operacioneve dhe me pajisjet e duhura. Kushtet në të cilat kemi jetuar nuk ndryshonin nga kushtet ku ishin të plagosurit. Më kujton shikimi i veçantë i fëmijëve. Vështirësisht mund të përshkruhet me fjalë.”
Sivjet Qendra e shëndetësisë psikike dhe e parandalimit, si dhe Detashmenti për raste urgjente të Akademisë Ushtarako-Mjekësore mbushën 20 vite nga themelimi i tyre. Këto dy departamente japin ndihmë në misionet ushtarake të Bullgarisë në Kamboxhia (UNTAC), Bosnjë-Hercegovinë (SFOR), Kosovë (KFOR), Afganistan dhe në Irak. Nga 2004-a mjekët tanë ushtarakë shërbejnë në spitalet e NATO-s në Afganistan, Kabul dhe Herat. Menjëherë pas ndërhyrjes së parë kirurgjike, që ka realizuar ekipi bullgar i mjekëve në spitalin spanjoll në Kabul, dr. Parashkevov u propozua kryekirurg i spitalit.