Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Hardhia dhe vera në besimet popullore bullgare

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES


Hardhia dhe vera janë të pranishme në trojet tona që nga kohërat e lashta e deri më sot – duke filluar nga festat kushtuar Dionisit e gjer te festa folklorike Trifon Zarezan.

Fidani i hardhisë është vendosur në kokën e perëndisë Dionis. Në kulturën e lashtë të shumerëve gjethi i hardhisë është simbol i jetës. Po të jetë e prerë mbi monedhat antike, ai është shenjë bereqeti dhe mirëqenieje. Te ne simboli i gjethit të hardhisë dhe i rrushit mund të shihet kudo – në qëndisjet e grave nga epoka e Rilindjes, në zbukurimet plastike të bukëve të ritit. Ato mund të shihen edhe në ikonostaset e mbuluara me gdhendje druri në tempujt bullgarë. Tekstet evangjelike e krahasojnë Krishtin me një hardhi, kurse nxënësit e tij – me çibukë hardhie. Sipas fjalëve të tij ai është një hardhi e vërtetë, kurse Ati i tij është vreshtari. Në fenë e krishterë hardhia është pema e jetës dhe e diturisë, frytet e saj janë simboli i “shpresës për botën e lumtur të përtejme”. Sipas besimeve hardhia është mbjellë në Parajsë nga Djalli. Prandaj flitet se ajo është njëkohësisht bimë e parajsës dhe bimë djallëzore. Pas përmbytjes së madhe uji rrëmbeu nga parajsa një hardhi, kurse Noja e gjeti dhe e mbolli në tokë. Për shkak të personalitetit të shenjtë të Nojës Zoti ndryshoi qëndrimet e popullit ndaj saj. Mirëpo, njerëzit gjithmonë duhet të jenë të vëmendshëm, sepse hardhia vazhdon të ketë një natyrë të dyfishtë. Ajo mund të jetë në dëm të çdonjërit, i cili abuzon me një prej dhuratave të saj – verën. Në proverbat bullgarë vera gjithashtu është përshkruar në mënyrë të ndryshme.

СнимкаNë traditën tonë bujqësore ekzistojnë një sërë rregullash dhe ritesh, të cilat shoqërojnë mbjelljen dhe mirëmbajtjen e hardhive. Besohet se vreshti i ri mbillet, kur hëna është e plotë, që të jenë të plota edhe fuçitë e verës. Kjo nuk duhet të ndodhë kur viti është i brishtë, sepse hardhia nuk do të lindë frytë. Megjithëse gjithçka lidhur me hardhinë dhe verën konsiderohet punë meshkujsh, mbjelljen e saj e fillon një grua, e cila ka lindur shumë fëmijë të shëndoshë. Duke shprehur urime për mirëqenie dhe bereqet, ajo e ujit tri herë me verë të bardhë tokën në formën e kryqit dhe që pas kësaj meshkujt e fillojnë punën e tyre. Në ditën e mbjelljes gatuhen fasule. Në tryezë është e detyrueshme dhe vera. Që të prodhohet verë e mirë, zbatohet një ritual me bukën, që titullohet “fuçia”. Ajo përgatitet në vigjilje të krishtlindjeve nga pak brumë, e cila ngjan me enën e drurit, kur ruhet vera. Dekorimi është me shkopinj brumi, të cilat radhiten si ato të fuçisë. Zoti i shtëpisë e mbush simbolikisht bukën me verë dhe pi nga ajo. Të gjithë të pranishmit këpusin nja një copë buke dhe e vendosin te vreshtat. Buka të tilla përdoren edhe në ritualet e Trifon Zarezanit, si dhe gjatë mbjelljes së hardhive.

Nuk duhet të hidhet rrush në zjarr, ose në ndonjë vend të ndotur – nga ajo përgatitet kungata. Në qoftë se rrushi hidhet në zjarr, atëherë frutat e hardhisë do të thahen. Një prej shenjave se do të ketë verë të bukur gjatë vjeshtës, janë ylberet e shumta verën. Kjo do të thotë se edhe korrjet e grurit do të jenë të mira. Sipas besimeve popullore të gjitha dhuratat e hardhisë kanë veti pastruese. Mjekësia popullore rekomandon pijen e lëngut të rrushit për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Me verën dhe bukën nuk mund të bëhen magji, kaq të pastra janë ato. Madje uthulla e prodhuar nga vera përdoret për të mos na kapur syri i keq.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени