Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vasill Petrov me një jubile

Автор:
Снимка: BNR

Më 30 prill, interpretuesi i xhazit i dashur prej disa breza bullgarësh Vasill Petrov , feston ditëlindjen e vet të 50. Ai ka krijuar një biografi mjaft të pasur krijuese dhe u propozon adhuruesve të vet një repertor të larmishëm. Gjatë viteve shpesh është quajtur “Frank Sinatra bullgar”. Shkaku për këtë krahasim është jo vetëm timbri i përafërt me amerikanin e madh, por më tepër afiniteti, të cilin e tregon Vasill Petrovi ndaj xhazit të shekullit të 20. Ai ka përfunduar arsimin e vet të lartë në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” në degën “Pop dhe xhaz”, dhe i përkushtohet artit vokal. Vazhdon të punojë me muzikantët më të njohur bullgar. Me pianistin Rumen Toskov ka një album të botuar, me Angjell Zaberskin-bir po kështu punon dhe realizon koncerte në mënyrë altive. Vasill Petrov ka mbajtur recitale në shumë shtete, mes të cilave një pjesë nga vendet skandinave, Zvicra, Japonia, Rusia, Shtetet e Bashkuara e të tjera. Ka dekorata të fituara prej konkurseve të ndryshme, incizime në duete me interpretues bullgar dhe të huaj. Merr pjesë rregullisht në Festat e arteve “Apolonia” në qytetin Sozopoll dhe në Xhaz festivalin në qytetin Bansko. Ka disa albume, kurse në lidhje me jubileun e vet, Vasill Petrovi botoi një projekt të ri. Prej tij do të dëgjojmë këngën “Përfytyro vet”.


Më 30 prill, festohet dhe dita Ndërkombëtare e xhazit. Gjatë muajit nëntor 2011, UNESKO-ja zyrtarisht e pranoi këtë datë për festë, me ide të pianistit legjendar dhe kompozitor Hërbi Henkok. Prandaj mund të shtojmë se, Vasill Petrovi ka një shkak të dyfishtë për të festuar. Ja se çfarë na tha ai për diskun e vet të ri:

“Pasi mora propozim nga Radioja Kombëtare Bullgare të incizoj një album, unë dhe ekipi im vendosëm të përfshij 5 këngë të shkruara prej meje dhe 7 evërgrijne-tregon xhaz interpretuesi. Mes tyre ka dhe rok hite botërore të Led Cepelinit, Roling Stouns, Bijtëlls. Kam përfshirë dhe dy piesa në spanjisht, ku njëra është më se e njohur “Besame Mucho”. Në pamje të parë projekti duket elektrik, por në fakt piesat janë të përgjithësuara prej 3 aranxhuesve , të cilët punojnë mbi album-Antoni Donçev, Vasill Spasov dhe Angjell Zaberski-bir. Tekstet e këngëve të mia prej autori janë të shkruara nga Aleksandër Petrovi dhe Mihaill Bellçevi. Si tërësi kjo është përmbajtja e këtij albumi, i cili e ka emrin si unë “Vasill”, Mendoj se do të krijohet një produkt shumë i mirë muzikor, i përmbushur me piesa të larmishme”.

Ai përmban 12 kompozicione, kurse një prej tyre-“Ëndrra amerikane” është në gjuhën bullgare dhe në anglisht. Në të Vasill Petrovi këndon bashkë me oktetin vokal”Spektrum”. Le ta dëgjojmë.

Në prag të ditëlindjes së Vasill Petrovit, më 29 prill në sallën “Bullgaria” këngëtari do të zhvillojë koncert nga festivali “JAZZiT”. Çfarë do të dëgjojë publiku aty?

“Pothuajse të gjithë albumin, si dhe disa nga këngët e mia më të vjetra, të cilat tanimë publiku i ka miratuar gjatë viteve-tregon përsëri Vasill Petrovi. Çdo një nga autorët e aranzhimeve do të jetë dirigjent i kompozicionit të tij. Në skenë do të hip Big bendi i Radios Kombëtare Bullgare si dhe orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, i cili ka marrë pjesë në incizimet.”

Grupi vokal i fëmijëve “Meço Puh”, si dhe këngëtarët nga “Spektrum” po kështu do të respektojnë jubileun e këngëtarit. Do të dëgjojmë edhe një këngë tjetër nga albumi i ri i këngëtarit-“Mbase”. Muzika është e tij, kurse teksti është i arkimandritit Serafim.

Vasill Petrov është një personalitet krijues. Ai nuk është vetëm këngëtar. Atij i pëlqen të shkruaj muzikë pa pasur pretendime për kompozitor. Prej disa vjetëve një anë e tij tjetër po grumbullon një forcë gjithnjë e më të madhe-pikturimi. Piktura është një pjesë nga jeta e tij. I stimuluar nga shokët, tanimë ka realizuar disa ekspozita vetjake. Në fund të muajit, përpara ditëlindjes së tij Vasill Petrivi ekspozoi grafika të veta në Radion Kombëtare Bullgare, të cilat i prezantoi në shoqërim të interpretimeve të veta.

Përgatiti në shqip: Nаtaniela Vasileva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна