Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bojan Nikolov – pushtuesi i tre deteve

Автор:
БНР Новини

Gjatë takimit të tij bëjnë përshtypje gjallëria e syve të tij dhe fytyra e tij – shenje për frymë të fortë. Para një viti i frymëzuar nga udhëtimi i Odisesë, ai drejtohet me kajak nëpër gjurmët e tij në Detin Egje . Pas një muaji dhe 1000 km prapa shpinës Bojan Nikolovi bëhet bullgari i parë, që ka kaluar nëpër – rrugën e mbretit legjendar grek. Me suksesin e këtij projekti vjen ideja për një tjetër – dy herë më të madh. Përpara është sfida tjetër e quajtur “Tre detet”, me gjatësi të itinerarit 2000 km, që duhet të kalohen për dy muaj. Ideja e dashamirësit të përjetimeve ekstreme është mbështetur na Bashkia e kryeqytetit dhe realizohet në kuadrin e fushatës “Sofja – kandidate për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2019” Aventura në tre dete (Detin e Zi, Detin Egje dhe Detin Jon) filloi më 1 maji dhe përfundoi me sukses më 4 korrik.

Ideja e parë ishte që të nisem nga Silisitra nëpër lumin Danub, pastaj të kalojë Detin e Zi, Bosforin, Detin Mermer dhe në Detin Egje por u nevojit të ndryshojë itinerarin për shkak të regjimit me leje për kalim përmes Bosforit. Kështu kalova nga Silistra deri në Rezovo në ekuatorin bullgar të Detit të Zi, pastaj me automjet deri në Aleksandropulis, Greqi dhe prej atje deri në Igumenicë.

Për shkak të motit të keq doli se pjesa e parë e udhëtimit ka qenë shumë e vështirë dhe ai mbetet në grafikun, dhe pastaj duhet të shpejtojë. Deri sa lundronte nëpër lumin Danub ka pasur acar, erë dhe shi. Por edhe lundrimi në Detin e Zi nuk ka qenë e lehtë. Me çfarë bagazh udhëton Bojani?

“Pasi nuk llogaritin ushqimin, nuk kisha shumë tesha të tjera. Kisha vetëm dy palë teshash, një për udhëtim në ujë dhe një për udhëtim në tokë. U nisa me shumë ujë dhe ushqim sepse nuk doja që të bëjnë pazar që të mos humbas kohë.”

Udhëtari flinte në tendë në për plazhet. Çohej herët në mëngjes dhe po nisej. “Dita normale e punës ishte 10-12 orë Për ditë kaloja mesatarisht 30 km. Por kishte edhe ditë kur kishte erë dhe kalojë 60 km.”

Bojani tregon se në ditët tona në saj të telefonit dhe internetit edhe në dete njeriu nuk ndihet i vetmuar. Fati e takon me njerëz të tjerë q kanë nisur në rrugë të gjatë. Njëri prej tyre është një zvicerani 72 vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë. “Kur ke nevojë nga komunikimi mund të shkosh në ndonjë vendbanim dhe njerëzit fillojnë të të bëjnë pyetje”, shton ai. Në kohën e udhëtimeve të tilla . njeriu i tregon vetës se gjithçka varet nga tij dhe nga natyra.

“Ka momente, kur ndihesh shumë i vogël. Kur lodhesha, kisha frikë se nuk mund të vlerësojë mirë situatën. Flas për lodhjen psikike dhe jo fizike.”

Çfarë mund të presim nga Bojani gjatë vitit të ardhshëm?

“Akoma nuk di nuk jam çlodhur mirë. Por jam i bindur se do të ndryshojë formatin për shembull të merrem e diçka më ekstreme, për shembull si shëtitje rreth ishujve.”

Për udhëtimet e veta Bojani frymëzohet nga idhujt e tij Fritjof Nanesen, Tur Hejerdal...Por pranon: “përpara mendoja – këta njerëz po udhëtojnë, kanë jetë të tillë interesante! Doja të jem si ata. Por kuptova se kjo nuk është punë e lehtë. Sepse unë fizikisht jam i fortë, por gjërat që ata i kanë bërë, kërkojnë edhe psikikë të fortë.”

Në fund të takimit tonë e pyetja çfarë i nevojitet njeriut që të bëjë udhëtimin si udhëtimi i ti: “Më tepër dëshirë dhe në të vërtetë të jetë i bindur se do që të bëjë këtë.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени