Gjatë vitit 1948 bashkimi i disa klubeve sportive ndryshon përgjithmonë jetën e futbollit në Bullgari, sepse jep fillimin e rrugës së suksesshme të njërës prej skuadrave më të nderuara të futbollit vendas – CSKA.
Gjatë dimrit të vitit 1948 skuadra e ushtrisë “Çavdar”(Sofja) bashkohet me degën e fizkulturës të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, kurse shumë shpejt pas kësaj skuadra bashkohet dhe me “Septemvri”(Sofja) dhe më 5 maj krijohet “Septemvri pranë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë”. Ndeshja e parë zyrtare e “Septemvrit pranë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë” është më 19 maj 1948 në stadiumin “Junak” përball stadiumit “Sllavia”, kurse ndeshja përfundon gjatë një rezultati 1:1. Gjatë të njëjtit vit, i kryesuar nga kapiteni Nako Çakmakov, skuadra e ushtrisë arrin deri në final kundër kampionit “Levski”. Në takimin e parë final “Levski” mund me 2:1, por në revanshin e stadiumit “Junak” të përmbushur plotë e përplot dhe pa bar sportistët e ushtrisë arrijnë të njëjtën përparësi kundër favoritëve më dy gola të Dimitër Millanovit-Pizho. Në minutën e 90 të ndeshjes Nako Çakmakov shënon pas një goditje të largët dhe goli sjell kupën e skuadrës së kuqe. Ky triumf më 9 shtator 1948 dhe i jep shtytje njërës prej skuadrave më të mëdha bullgare të futbollit, e cila gjatë viteve do të arrijë suksese historike kundër grandëve evropianë dhe do t’i japë futbollit vendas shumë nga futbollistët më të suksesshëm dhe të dashur bullgar.
Skuadra CSKA ka pasur shumë emra. Gjatë vitit 1949 skuadra e ushtrisë bullgare është titulluar Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore kurse pas vitit 1954 emri është “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. Gjatë vitit 1962 skuadra quhet CSKA “Çerveno zname”. Kupat e CSKA-së grumbullohen shpejt, kurse stili agresiv dhe fitoret e lavdishme kundër skuadrave si “Notingam Forest”, Ajax” dhe “Liverpool” u sjellin gëzim tifozëve të shumtë.
Kalojnë vite përpara se rënia e regjimit socialist në Bullgari të bëj të mundur transferimet e futbollit në perëndim dhe pas vitit 1990 shumë nga talentet e rinj të CSKA-së kanë karriera në Evropë, ku dëshmojnë se, CSKA është një inkubator për yje të futbollit dhe përvetësojnë atë që është mësuar në skuadrën e kuqe.
Njëri nga këta futbollistë është sulmuesi Hristo Stoiçkov. Loja e tij e shkëlqyer i bën një përshtypje të madhe Johan Krojfit dhe Stoiçkovi është tërhequr në Barcelona, ku shkruan historinë si njëri prej mjeshtërve më të mëdhenj të golave në Evropë dhe në botë. Gjatë vitit 1994 trajner i skuadrës kombëtare i Bullgarisë është legjenda e skuadrës CSKA Dimitër Penev, kurse në skuadër janë yje si Hristo Stoiçkovi, Emill Kostadinov, Trifon Ivanov. Karriera e secilit prej tyre kalon përmes skuadrës së ushtrisë. Shpresat e mëdha për arritjen e njëfarë suksesi për vendin në Kampionatin Botëror po kështu janë të drejtuara pikërisht drejt tyre, më në veçanti pas klasifikimit unikal ShBA’94 pas dy golave të Emill Kostadinovit kundër Francës. Fillimi i turneut është i vështirë dhe Bullgaria humb me 3:0 nga Nigeria, por pas kësaj arrin katër fitore të radhës dhe arrin deri në vendin e katërt në botë, kurse Stoiçkovi bëhet mjeshtri i golave i kampionatit me 6 gola. Ky është dhe suksesi më i madh i skuadrës kombëtare bullgare deri tani. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur intervista me mjeshtrin e golave Hristo Stoiçkov pas fitores së Bullgarisë mbi Greqinë me 4:0. Përpara kësaj ndeshje Bullgaria nuk ka arritur asnjë fitore në Kampionatin Botëror, pavarësisht se tanimë ka marrë pjesë 5 herë.
“Që të gjithë futbollistët të cilët dolën në terren e dinin se për çfarë dalin. Ishim të përqendruar kaq shumë, saqë asnjë nuk mund të mendonte se është e mundur të humbasim nga Greqia. Jo rastësisht i mundëm me 4:0. Dhe përpara viteve i kemi mundur me 4:0 dhe jam shumë i kënaqur nga kjo fitore e parë e skuadrës kombëtare bullgare. Mund të thonë, se ka pasur dy penalti dhe gol nga shkelja, por secili mund të mendoj ashtu siç do. Unë jam i kënaqur nga kjo se, skuadra kombëtare bullgare arriti fitoren e vet të parë dhe kaq të dëshiruar nga kaq shumë kampionate, në të cilat ka marrë pjesë. Që këtu e tutje presim me padurim ndeshjen me Argjentinën, me qenë se kjo do të jetë ndeshja e së vërtetës për ne, por dhe për ta.”
Krijimi i skuadrës CSKA gjatë vitit 1948 pa dyshim që ndërron historinë e futbollit në vend, kurse futbollistët e skuadrës së kuqe kanë fituar shumë respekt për Bullgarinë nëpër stadiumet në botë dhe u kanë sjellë krenari të gjithë bullgarëve gjatë 66 vjetëve të fundit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva