Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Festivali Muzikor Ndërkombëtar “Kalldrëmi i verdhë” mbledh muzikantë ballkanikë në Sofje

Автор:
Снимка: paveta.bg

Më 10 dhe 11 tetor, Teatri “Ushtria bullgare” në Sofje do të kthehet në një skenë muzikore. Shkaku është Teodosij Spasovi, i cili mbledh në një vend interpretues nga të gjitha vendet ballkanike. Publiku do të dëgjojnë një muzikë me spektër shumë të gjerë – nga folklori, përmes world-it, deri te xhazi. Për dy ditë teatri do të hapë dyer për edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Kalldrëmi i verdhë”, i përkrahur nga Bashkia e Sofjes.

Më shumë rreth tij mësojmë nga bashkorganizatori Ivan Minçev: “Në Teatrin e Ushtrisë publiku do të dëgjojë një program i cili është i përgatitur krejtësisht nga Teodosij. Mblidhen në një vend “shokë lufte”, në këtë rast muzika është arma e tij. Ajo bashkon miq me të cilët ai ka punuar në projekte të ndryshme gjatë viteve. Karakteristikja për këta muzikantë është se, ata prej kohe kanë fituar vendin e vet si në skenën evropiane ashtu dhe në atë botërore. Dita e parë (10 tetor) për vizitë vjen etno-fjuzhën formacioni “Vasill Haxhimanov Bend”. Deri tani instrumentalistët kanë 5 albume, 3 nga të cilët janë të artë. I kemi ftuar përpara kohe dhe në Festivalin e Xhazit të Plovdivit. Është interesante se këtë herë i ftuar i posaçëm do të jetë vokali Bajram Kafu Konolli nga Kosova. Kjo është dëshmi se, në muzikë nuk ka as kufi etnike, as politike. Grupi i dytë, të cilin do ta dëgjojë publiku gjatë së njëjtës mbrëmje është e Kostas Teodoros. Ai do të paraqesë projektin e vet – “Një antropologji e humbur”. Basisti grek është i njohur mirë nga adhuruesit e xhazit bullgar nga projekti i incizuar me Teodosij Spasovin përpara vjetëve – “Kuajt ballkanikë”. Le të rikujtoj se ai vuri fillimin e një përzierje ballkanike midis muzikës etno dhe xhaz. Të dy interpretuesit kanë një album të përbashkët në Greqi. Tani këtu në skenën e teatrit Kostas Teodoru do të na befasojë me pijesa të reja. Në to do të dëgjojmë piano, trumbetë dhe bajan (një instrument specifik për Evropën Lindore, i cili i përngjan fizarmonikës, por nga të dyja anët është me butona, pa tastierë). Do të dëgjojmë edhe Izet Kizill (perkusione) nga Turqia.”

Teodora Enake-AjshaCilët muzikantë do të dëgjojmë gjatë ditës së dytë të festivalit?

“Për herë të parë në Bullgari është për vizitë këngëtarja rumune Teodora Enake-Ajsha. Aktualisht kjo është këngëtarja më e njohur e xhazit në fqinjën tonë veriore - tregon Ivan Minçevi. – Këtu do të paraqesë projektin e vet “Përshtypje nga Pangeja” në të cilin ekzekutojnë Daniele Di Bonaventura nga Italia dhe Gasan Buz (perkusione) nga Libani. Për final të festivalit kemi lënë projektin “Hemus kolektiv”. Ai po kështu mbledh muzikantë nga kombësi të ndryshme. Bashkë me Teodosij do të ekzekutojnë pijesa nga albumi i tyre i përbashkët “Ikje nga realiteti”. Në kopertinë janë pikturuara kalldrëmi i verdhë nga qendra e Sofjes. Që aty Teodosij morri edhe idenë për emrin e këtij festivali.”

Teodosij Spasov dhe “Hemus kolektiv”

“Ideja për krijimin e projektit “Hemus kolektiv” është të mblidhen muzikantë me një prejardhje ballkanike, të realizuar prej kohe si emra jashtë atdheut – tregon Teodosij Spasov. – Bojan Zullfikarpaçiç, i njohur si Bojan Z është me një gjak të përzier – boshnjak dhe serb, ka studiuar në Paris dhe jeton aty. Është shpallur për xhaz-muzikantin më të mirë të Evropës për vitin 2005. Martin Gakonovski (kontrabas) është nga Shkupi, por jeton në Kjoln. Biografia e tij përfshin pjesëmarrje në më shumë se 80 albume të interpretuesve të ndryshëm nga skena botërore. Bateristi Kostas Anastasiadis ka lindur në Kukush të Greqisë, ka përfunduar studimet e tij në Kaliforni dhe tani jeton në Greqi. Ai bën një metodë revolucionare në ekzekutimin e instrumenteve me goditje, që bëhet shkak që Instituti Muzikor i Hollivudit, të cilin e ka përfunduar, të themelojë një dekoratë të posaçme në emër të tij. Mjeshtëritë muzikore të të treve janë universale, të lira dhe me shumë shije përziejnë stilet nga kultura botërore muzikore.”

Çdo natë pas koncerteve në Teatrin e Ushtrisë do të ketë xhem seshën në klubin “Maksim”: më 10 tetor me “Miro Turijskin kuartet” dhe më 11 tetor me “Shibill Bonev trio”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна