Ndryshe nga pronarët e komplekseve bregdetare bullgare, të cilët sivjet u ankuan shumë për shkak të pakësimit të numrit të turistëve, njerëzit që punojnë në sferën e turizmit balnear me siguri nuk kanë probleme të tilla. Për vendpushimet balneare vjeshta është stina e të ardhurave më të mëdha. Atëherë hotelet atje presin më shumë turistë, të cilët dëshirojnë të ulen nivelin e stresit dhe të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike me ndihmën e procedurave të ndryshme, programeve dhe terapive për kujdesi për shëndetin e trupit dhe për shpirtit. Ndër këto programe dhe procedura ka edhe të tilla, që janë tipike për komplekset balnere bullgare.
Bullgarët e preferojnë këtë lloj turizmi gjatë vjeshtës dhe gjatë pranverës, kur nuk mund të shkojnë në bregdet. Të huajt zgjedhin vendet bullgare për turizëm SPA gjatë tërë vitit. Atje shërbimit të shkëlqyer i gëzohen turistët. Ky është një shërbim në nivel të lartë që u përgjigjet të gjitha kritereve ndërkombëtare, por me çmime më të ulëta. Rusët, grekët, maqedonasit, rumunët, mysafirët nga Izraeli janë ndër adhuruesit më të madh të vendpushimeve tona balneare. Përparësia e madhe e Bullgarisë është në këtë se disponojmë shumë burime minerale – Bullgaria është në vend të dytë në Kontinentin e Vjetër pas Islandës. Vetitë shëruese të burimeve bullgare ishin vlerësuar lartë që në kohërat e romakëve, të cilët preferuan të ndërtonin qytetet e tyre pikërisht pranë burimeve minerale. Për këtë arsye shumica e vendpushimeve balneare ndodhen afër mbeturinave të kalave dhe banjave termale nga Antikiteti. Por kjo, që i tërheq klientët e shumtë e të aftë për të paguar, janë hotelet e reja, të cilat ofrojnë luks dhe kënaqësi. Hisar, Kjustendil, Sandanski, dhe kohët e fundit edhe fshati Çiflik – këto janë vendet më të njohura për turizëm shëndetësor.
“Shkoj në qendrat më të njohura për turizëm balnear, njihem me tendencat më aktuale në këtë sferë e pastaj përdor përvojën në hotelin tim” – shpjegoi pronari i njërit prej komplekseve më luksoze në qytetin Velingrad. Para disa viteve kjo qytezë e malit Rodopi ishte shpallur për kryeqytetin ballkanik të shërbimeve balneare nga Asociacioni Ndërkombëtar i Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve. Mirëpo sipërmarrësit vendës nuk mbështeten në lavdinë e vjetër, por punojnë fortë dhe vazhdimisht modernizojnë hotelet dhe zgjerojnë shërbimet e ofruara. Dhe konkurrenca është e madhe. Secili pronar përpiqet të ofrojë luks më të madh dhe programe gjithnjë e më atraktive. Edhe këtu, siç në vendpushimet e tjera bullgare më shumë kërkohen produktet tipike për shtetin tonë, të cilat janë të preferuara nga të huajt.
“Secili di sa i mirë është kosi bullgar. Tek ne kosi përdoret në procedura të ndryshme – shpjegon Nina Pehlivanova, terapiste në një hotel vendas balnear. – Këta janë terapi të mira – zbardhojnë lëkurën dhe e hidratojnë. Një interes provokon dhe terapia jonë “Ëndrra bullgare”, e cila përfshin masazh me bimë të thata mjekësore nga mali Rodopi – trumzë, kamomil, lule balsami. Ata janë shumë aromatike dhe me ta përdorim edhe ekstrakt prej vajit të trëndafilit. Efekti është fuqidhënës, sepse vetë aroma ndikon mirë tonusin.”
Nuk ka hotel, i cili të mos ofrojë procedura me produkte prej trëndafilit të famshëm bullgar. Trëndafili është në bazën e shumë procedurave SPA që praktikohen në hotelet bullgare. Dimitër Panev – masazhist në një nga hotelet e fshatit Çiflik tregon: “Zakonisht ndër të huajt trëndafili bullgar është shumë i njohur. Me të bëhen masazhe, piling, maska për trupin, ka ampula të posaçme me vaj eterik prej tij. Trëndafili përmban vitamina, është shumë aromatik dhe e zbut lëkurën. Kërkohet shumë dhe balta e Liqenit të Pomories, e njohur me cilësitë e mira kuruese – ndikon tepër mirë lëkurën, nyjat, aparatin motorik.”
Kohët e fundit hotelierët ofrojnë gjithnjë e më shumë shërbime të lidhura me turizmin balnear dhe mjekësor. Kështu krahas qendrave “spa&wellness” që u ngjajnë pallateve orientale të tipit “1001 net”, po punojnë dhe reparte balneare me aparaturë mjekësore moderne me mjekë që zotërojnë gjuhë të huaja. Edhe në këtë fushë sipërmarrësit shfaqin mendjemprehtësi dhe imagjinatë, sepse krahas procedurave balneare tradicionale me ujë mineral, baltë etj. Ofrohen terapi jo standarde kuruese. Për shembull, një nga hotelet prijëse në qytetin Sandanski ofron terapi me torfë natyrorë, e cila ndikon në mënyrë të mrekullueshme në aparatin motorik. Në hotelet dhe qendrat mjekësore të qytetit Hisar përdorin përvojën shumëvjeçare në këtë sferë dhe ofrojnë shërbime të llojeve të shumta . Nuk është e rastit se hotelet balneare bullgare janë plot turistë dhe gjatë fundjavave është e vështirë të gjesh vende, bile në më të shtrenjtat prej tyre.
“Aktualisht përpiqemi të tërheqim mysafirë nga BE-ja nëpërmjet fondeve të tyre shëndetësore, por ende nuk kemi sukses”, shpjegon Stefka Kostova – menaxhere e një hoteli për shërbime spa në qytetin Velingrad. Sipas saj dhe kolegëve të saj fusha e turizmit balnear akoma është “terra incognita” për këtë segment fitimprurës turistik dhe duket se shkaqet për këtë janë paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike tek ne dhe reklama e keqe e turizmit bullgar jashtë shtetit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Veneta Nikollova