Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Problemet në gjyqësorin bullgar

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Para disa vitësh në një raport sekret të zbuluar nga Wikileaks ish ambasadori i SHBA Xhejms Pardu fliste për pikat e dobëta të sistemit bankar bullgar. Se kishte të tilla supozonte edhe shoqëria bullgare. Këto dyshime  u konfirmuan nga e ashtuquajtura drama rreth falimentimit të Bankës Korporative Tregtare, e cila ishte e katërta për nga rëndësia në vendin tonë. Para disa ditësh ambasadori francez Ksavie Laper de Kaban  tha, se ka  pika të dobëta në sistemin bullgar të drejtësisë në lidhje me vendimet  e gjykatës, të  pa drejta sipas tij, për shpalljen në falimentim të dy firmave bijë në vendin tonë të grupit francez “Berlvedere” dhe për largimin  e udhëheqjes së tyre.

Prej kohe flitet, se refuzimi praktik i juridiksionit për shkak të lidhjes korruptive të  sistemit gjyqësor me sistemin politik është plaga kryesore e shoqërisë sonë. Flitet, por vit pas viti nuk bëhet asgjë me gjithë regjimin e shpallur nga BE të monitorimit të përhershëm mbi  Bullgarinë në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm  pas aderimit të vendit tonë në BE në  vitin 2007. Skandali diplomatik  i shkaktuar nga ambasadori de Kaban a do të krijojë më në fund një reagim të vërtetë? Duke pasur parasysh se për këtë rast është informuar Komisioni Evropian do të shpresojmë se do të ketë efekt pozitiv.  Ndryshe nga sinjalizimet e  tjera të ngjashme për parregullsi në sistemin e drejtësisë, kësaj here reagimi ishte shumë i shpejtë. Gjyqtarja  Rumjana Çenallova e cila është e angazhuar me çështjen “Belvedere” ishte dëgjuar në Komisionin e Etikës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë në një mbledhje publike pa precedent. Ekspertë kompjuterikë  do të shpallen në lidhje me dyshimet, se sistemi për ndarje të rastësishme  të çështjeve gjyqësore mund të manipulohet lehtë. Duket i çuditshëm fakti, se gjyqtares në fjalë i janë takuar tre nga katër çështjeve të nisura mbi mosmarrëveshjet midis ish pronarit të Bankës Korporative Tregtare Cvetan Vasillev dhe ish partnerit të tij të biznesit Deljan Peevski. Edhe të dytë janë me reputacion të  dyshimtë. Ndërsa likuidatori i emëruar nga gjyqtarja  Çenallova të administrojë dy shoqëritë franceze, është po  ai person , i cili mori  udhëheqjen e  dy televizioneve të shpaluara në falimentim - TV 7 dhe News 7, që janë afër  dy personave në mosmarrëveshje. Në të dy rastet vullneti i gjykatës  imponohet me anën e veprimeve drastike të një kompanie për  ruajtje dhe siguri fizike. Emërimet dhe veprimet e likuidatorit në aferën “Belvedere” po kështu do të jetë objekt i  hetimit.  Hetim të vet do të bëjë dhe Prokuroria. Vendimin po e presim pas një jave.

Pas deklaratës të Ambasadorit francez në televizionin bullgar, Kryeministri Bojko Borisov u takua  urgjentisht me Ministrin e Drejtësisë Hristo Ivanov. Në një deklaratë të  përbashkët ata  vunë në dukje, se “ pushteti ekzekutiv është i detyruar të marrë  vendim politik – a duhet  të propozojë ndryshime në legjislacionin në fuqi  që të  sigurohen pavarësia reale e pushtetit gjyqësor dhe juridiksioni  i ndershëm. Ndërsa pushteti ligjvënës duhet të vlerësoje përgjegjësinë e vet për gjendjen aktuale të qeverisjes së pushtetit gjyqësor, sepse zgjedh gjysmën prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe mund të kërkojë përgjegjësi prej tyre. Kazusi  tregon refuzimin shumëvjeçar  të të gjitha pushteteve të zgjidhin problemet e ngutshme të gjyqësorit dhe kjo ka ndikim serioz mbi klimën e investimeve në vend, mbi marrëdhëniet me partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë, dhe jo në vend të fundit mbi pritjet e shoqërisë dhe pakënaqësinë e fuqishme  të publikut të gjerë dhe mosbesimin ndaj pushtetit gjyqësor. E gjithë kjo ndikon mbi dialogun tonë me KE dhe me vendet anëtare të BE në kuadrin e Mekanizimit të monitorimit në fushën e drejtësisë dhe  rendit të  brendshëm” – vihet në dukje në deklaratë.

Diagnoza duhet e qartë. Çështja është a do të gjendet mjekim adekuat, që në kontekstin bullgar kërkon vullnet të  fortë politik. Shoqëria i jep shpresa të mëdha Ministrit të ri të Drejtësisë, i cili vjen  nga radhët e një organizate joqeveritare, e cila merret  prej vitesh me plagët dhe problemet në sistemin bullgar të drejtësisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova 



Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна