Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

1969 – Fillon seriali “Në çdo kilometër”

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv

Më 20 gusht të vitit 1969 rrugët në Bullgari u zbrazën për shkak të premierës së serialit të ri bullgar “Në çdo kilometër”.  Episodet ishin 26 dhe ai kishte dy sezonë: për vitet e rezistencës jolegale dhe për vitet pas 9 shtatorit 1944, pas vendosjes së qeverisjes pro sovjetike. Skenaristët e serialit ishin Svoboda Bëçvarova, Pavell Vezhinov, Evgeni Konstantinov, Kostadin Kjuljumov dhe shkrimtari Georgi Markov. Emri i fundit ishte fshirë nga lista e stafit, pasi Georgi Markovi emigroi në vitin 1969. Pikërisht ai krijoi imazhin e policit Velinski, në të cilin gërshetohen fakte dhe legjenda të biografisë së shefit të njohur të Shërbimit Sekret Nikola Geshev. Rolin e luajti në mënyrë të shkëlqyeshme aktori Georgi Çerkellov.

Shkrimtari Pavell Vezhinov është skenaristi, i cili është autor i protagonistit Nikolla Dejanov – superhero i rezistencës së partisë komuniste kundër pushtetit të atëhershëm. Regjisori Ljubomir Sharlanxhiev nuk hezitonte shumë në zgjedhjen e aktorit të përshtatshëm për këtë rol. Ai tashmë kishte punuar me aktorin Stefan Danaillov dhe e njihte talentin e tij të madh. Dhe në të vërtetë, Stefan Danaillov, atëherë vetëm 26-vjeçar, luajti rolin e vet në mënyrë të shkëlqyeshme dhe u bë i preferuari i popullit.

Heroi i dytë pozitiv ishte Mitko Bombata – këtë rol e luajti aktori Grigor Vaçkov. Në fillim roli i tij nuk ishte zhvilluar, por pasi u bë e qartë se aktori ka një potencial të madh redaktori Nikolla Petrov dhe skenaristja Svoboda Bëçvarova e pasuruan shumë imazhin.

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen incizimet e aktorëve Stafan Danaillov dhe Georgi Çerkellov, të cilët tregojnë për këtë sesi e kishin pranuar njerëzit kundërvënien e personazheve të tyre.

Pasi dolën episodet e para ne me Vaçkovin kishim 400 takime me shikues nga tërë shteti, kujton Stefan Danaillov. – Kudo ata në falënderuan për krijimin e filmit dhe na pritën me respekt. Kur incizuam seritë e reja kudo kishte njerëz, të cilët erdhën për të na shikuar. Dhe gjithmonë rastësisht duke u kthyer takuam sytë e shikuesve, që na ndiqnin me vëmendje, me mirëkuptim ose me kënaqësi. Sikur para tyre rrinte jo aktori Stefan Danaillov, por vetë heroi Nikolla Dejanov.

Unë nuk i kisha trazirat e gëzueshme të kolegëve të mi. Imazhi i personazhit tim – Velinski provokonte zemërim, thotë Georgi Çerkellov. – Dhe këto emocione negative më shpesh i shprehnin shikuesit më të vegjël – fëmijët. Akoma pas transmetimeve të serive të para kishte raste, kur fëmijët në rrugë më drejtuan kërcënime. Bashkë me simpatinë e natyrshme ndaj personazheve të reja, unë shpeshherë takoja dëshirën për bashkëveprim kundër të keqit. Ky është një fenomen i rrallë dhe kureshtar në kinematografi. Por unë nuk mund të ankohem me asnjë “diversion” të fëmijëve bullgarë.”

Suksesi i filmit “Në çdo kilometër” ishte i stërmadh, jo vetëm në Bullgari. Por për dallim nga suksesi i sotëm tregtar i një seriali tjetër të Televizionit Kombëtar Bullgar – “Undercover”, Televizioni Bullgar nuk mori para për transmetimin e filmit jashtë shtetit, sepse atëherë filmat, serialet dhe programet argëtuese këmbenin në kuadrin e organizatës, e cila bashkonte televizionet e ish kampit socialist “Intervizion”. 

Sot  ndër njerëzit e gjallë, të cilët kanë punuar për një nga serialet më të suksesshme të kinematografisë bullgare, janë aktori Stefan Danaillov dhe poeti Najden Vëlçev, i cili është autor i tekstit të këngës së filmit. Mund të themi se të gjithë krijuesit e filmit mbeten në historinë e artë të kinematografisë bullgare, e cila sivjet kremton përvjetorin e saj të 100-të.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени