Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Prodhuesit e qumështit dhe mishit dalin në tregjet e fermerëve

Снимка: arkiv

Shumë shpejtë prodhuesit e vegjël të qumështit dhe mishit do të mund të ofrojnë prodhimin e tyre në tregjet e reja të fermerëve. Deri tani në to shiteshin vetëm fruta, perime dhe mjaltë. Çfarë është problemi? Kërkesat për ruajtjen e prodhimit blegtoral janë më të posaçme, për këtë qëllim janë të nevojshme vitrina frigoriferi. Përveç kësaj këto vitrina duhet të jenë me rrota që të mund të lëvizen nga ferma deri te tregu. Por prodhuesi i vogël nuk ka  frigorifer të tillë. Problemi do të zgjidhet me furnizimin në fillim të 8 vitrinave lëvizëse me frigoriferë në kuadrin e projektit “Për Ballkanin dhe njerëzit”, që realizohet nga Fondacioni për bujqësinë bio “Bioselena” me financim nga Zvicra.

Por pse kaq vonë në Bullgari shfaqen këto tregje të fermerëve dhe që tani në to do të ofrojnë prodhimin e tyre edhe blegtorët, ndoshta do të shtrojnë pyetjen njerëzit jashtë vendit tonë. Sepse në vazhdim të gjysmë shekulli komunizmi kishte mbytur çdo një nismë private. Bujqësia zhvillohej në mënyrë ekstensive, në ndërmarrje të mëdha kooperative. Rritja private e frutave, perimeve dhe kafshëve ishte lejuar por vetëm për konsum personal dhe jo për treg. Pas fundit të komunizmit fermerët privatë kishin për të plotësuar shumë kërkesa në këtë sferë të shtruar nga BE. Administrata bullgare nuk i ndihmojë aspak. Tani kërkohen zgjidhje më pragmatike, përdoret përvoja e vendeve të tjera nga Evropa Jugore, më në veçanti nga Italia dhe Franca. Si p.sh. vitrinat lëvizëse me frigoriferë që mund të lidhen me automjetin si rimorkio. “Duam të tregojmë diçka  interesante, që do të stimulojë  blegtorët”, thotë shefi i “Bioselenës” Stoillko Apostollov.

“Ideja jonë  është që ata fermerë që dëshirojnë të prodhojnë kos, djathtë ose sallame  të jenë autonomë, d.m.th. në momentin kur janë gati me produktet e tyre, t’i ngarkojnë në rimorkion me frigorifer, t’i çojnë në tregun e fermerëve në qytetin përkatës. Atje rimorkioja do të transformohet në vitrinë me frigorifer, që u përgjigjet kërkesave për ruajtjen e ushqimeve me origjinë shtazore.”

Në fillim vitrina lëvizëse me frigorifer do të ketë në tregjet e fermerëve në Sofje dhe Plovdiv, ku kërkimi është më i madh, sidomos i produkteve bio. Tani për tani asortimenti i ofruar bio me origjinë shtazore ende është modest – ofrohen para së gjithësh bulmetra dhe mjaltë. Mungojnë vezët dhe pulat bio, të mos flasim për mishin bio qengji ose viçi.  Në qoftë se mund të gjenden në ndonjë dyqan, ato janë nga importi dhe me çmime shumë të larta  - 12,5 euro për kg mish pule dhe 17,5 euro për kg  mish viçi.

Lajmi i mirë është, se në vendin tonë tashmë ka  kërkim të  mishit bio, bën të ditur Stoillko Apostollovi.

“Në fakt ka kërkim të madh në këtë moment, pohon ai. Shumë pak janë fermerët që rritin zogj fshati për shitje. Ato shiten kryesisht në Sofje, çmimi është 7,5 euro për kg. Në krahasim me zogjtë e rritura në mënyre industriale çmimi është 5 herë më i lartë. Kështu që tashmë treg ka, kur do të ketë më shumë oferta, çmimi do të ulet dhe më shumë njerëz do të fillojnë të kërkojnë zogj fshati të rritur në oborr.”

Por tani për tani bujqësia bio ende është në fillesat e saj. Për të nuk kishte gjatë viteve subvencione të posaçme. Për këtë arsye nga 3 000 fermave të certifikuara si bio në vendin tonë, vetëm 18 janë blegtorale. Shkaku i dytë, sipas z. Apostollov, është mungesa e interesit nga ana e përpunuesve të mishit për certifikatë bio.  Gjërat lëvizen në rreth vicioz – përpunuesit  nuk kanë dëshirë të madhe, sepse ende mishi bio është pak, ndërsa blegtorët nuk shtohen në numër, sepse nuk ka kush të përpunojë mishin e prodhuar prej tyre. Pritet që gjatë këtij viti blegtorët bio të fillojnë të marrin subvencione evropiane dhe kështu të mund të nxiten  të fillojnë vet të përpunojnë mishin e prodhuar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна