Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Verë e nxehtë” për pushtetet bullgare për çështjen me refugjatët

Автор:
БНР Новини
Снимка: Bulfoto

Në Bullgari Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve u shënua ditën e diel me tryeza të rrumbullakëta, takime, informata për mjetet e lëshuara dhe sigurime qetësuese nga ana e pushtetit, se punojmë mbi çështjen me fluksin e refugjatëve në rritje, se situata është e vështirë por do t’ia dalim, se solidarizohemi me Greqinë dhe Italinë.

Nënpresidentja Margarita Popova ishte patron i konferencës me temën “Partneriteti për integrimin e refugjatëve në Bullgari”. Në të ajo shënoi, se “personat që kanë marrë strehim në Evropë duhet të kenë mundësinë për jetë të denjë si dhe motivimin të respektojnë detyrimet e tyre krahas qytetarëve të tjerë evropianë.” Ditën e premte Nikolla Kazakov, Kryetar i Agjencisë për Refugjatët, bëri të ditur, se institucionet evropiane i lëshojnë Sofjes 4 milionë euro për sigurimin e mirëmbajtjes së migrantëve.

Në Takimin e Ministrave të Brendshëm në Luksemburg Ministrja Bullgare Rumjana Bëçvarova deklaroi, se Sofja pranon sistemin e kuotave të shpallur nga Brukseli për ndarjen në vendet e BE të 40 mijë migrantëve të vendosura në Itali dhe Greqi, që do të thotë, se Bullgaria do të pranojë suplementarisht 572 veta prej tyre – 343 nga Italia dhe 229 nga Greqia. “Vlerësimi ynë është, se duhet të jemi solidarë dhe gjithmonë kemi deklaruar qëndrim të tillë, sepse nesër mund të ndodhë që edhe ne të kërkojmë qëndrim të tillë”, theksoi Bëçvarova. Disa politikanë menjëherë replikuan, se jo nesër, por sot, Bullgaria si kufiri i jashtëm tokësor i BE, duhet të kërkojë solidaritet, sepse vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti ka pritur 6 000 refugjatë, kryesisht sirianë, që vijnë nga Turqia, ndërsa kapacitet e strehimit të tyre po thuaj se janë sosur.

Në qëndrimin e Sofjes të parashtruar në Luksemburg, thuhet, se “Bullgaria këmbëngul, pasi në propozimin e KE është shënuar, se vendndodhja gjeografike si dhe konfliktet që vazhdojnë në rajon i bëjnë Italinë dhe Greqinë me të prekura nga shtetet e tjera-anëtare dhe ky fakt duhet të merret parasysh edhe për Bullgarinë.” Dimë se Franca mbylli kufirin e saj me Italinë për refugjatët, Hungaria po ndërton pajisje penguese nëpër kufirin e saj me Serbinë, në një sërë shtetesh evropiane janë masive protestat kundër pranimit në bazë të kuotave të refugjatëve. E gjithë kjo u pëlqen pa masë formacioneve ultra nacionaliste në vendet e Kontinentit të vjetër.

Po lind pyetja pse KE nuk parashtroi paralelisht me kuotat për zhvendosjen e migrantëve, një plan të detajuar për luftë kundër personave që sigurojnë kanale për kalimin e këtyre migrantëve, që kohën e fundit është kthyer në një “biznes” serioz për miliona euro ose dollarë? Pse nuk parashtroi plan konkret për bashkëveprim me autoritetet në vendet që gjenerojnë migracion me qëllim parandalimin e dukurisë?

Nuk dua të ndalem mbi pohimet e disa vëzhguesve, se fluksi i migracionit nga Siria përmes Turqisë drejt kufirit bullgar me siguri përbëhet nga mercenarë të maskuar të Shtetit Islamik, të cilët kanë për detyrë të infiltrohen në shoqëritë evropiane dhe të aktivizohen në një moment pas sinjalit të dhënë. Qofshin këto vetëm llomotitje të nacionalisteve ekstrem.

Me gjithë atë pritet një “verë e nxehtë” për pushtetet bullgare. Askush nuk mund të prognozojë sa migrantë “do të trokasin” në kufijtë bullgarë dhe sa prej tyre do t’i kalojnë ilegalisht gjatë muajve të ardhshëm. Përveç kësaj, mbetet barra e kuotës nga Italia dhe Greqia. Me siguri tensioni dhe qëndrimi negativ i shoqërisë do të rriten proporcionalisht me numrin e shfaqjeve kriminale nga ana e imigrantëve të strehuar në Bullgari. Dhe në fund, nuk është sekret, se shumica e refugjatëve synojnë të shkojnë në shoqëritë më të pasura perëndimore dhe jo të mbeten në territorin më të varfër të BE. Kështu që pushtetet bullgare duhet të përballen edhe me “riatdhesimin” në Bullgari të refugjatëve, p.sh. nga Gjermania dhe Franca. Atëherë për çfarë solidaritet mund të bëhet fjalë?

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна